Administrata shtetërore i ka shkaktuar vendit një dem ekonomik 72 milionë dollarë nga viti 2004-2006, përmes shkeljeve ligjore dhe korrupsionit. Shifra është dhënë nga Raporti i Kontrollit te larte te shtetit pas 11 kontrollesh te ushtruara ne institucionet shtetërore gjate periudhës janar shtator 2007. Shifra e abuzimit është 20% me e larte se e vitit te kaluar. Pjesën me te madhe te këtij demi ekonomik, sipas raportit te KLSH e kane shkaktuar doganat, tatimet, KESH-i, disa ministri dhe bashki te ndryshme. KLSH ka urdhëruar zhdëmtimin në masën 100% të sasisë së dëmit të konstatuar. Ndërkohë, janë propozuar 28 zyrtarë për ndjekje penale, nga të cilat vetëm katër raste janë pezulluar dhe për 24 të tjerë vazhdon procesi i hetimit. Po ashtu , janë dhënë në total 536 masa disiplinore e administrative.