11 tetor Bloomberg – Paundi ka rënë sot ndaj të gjitha monedhave, pasi një raport tregoi se çmimet e shitjes së shtëpive të banimit në Britani kanë rënë me ritmin më të 2 viteve të fundit.
"Analizat e grafikëve tregojnë se shanset për një ulje të normës bazë të interesit janë rritur"- tha Ian Stannard, shef këmbimi në BNP Paribas SA në Londër.
Ndaj euros, paundi ra deri në 69.68 pence nga 69.26 që tregtohej ditën e djeshme. Kjo është rënia më e madhe që prej datës 14 shtator. Paundi ka rënë deri në 2.0348 dollar nga 2.0425 dollarë.
Ekonomistët kanë parashikuar një ulje të normës bazë të interesit tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Monedha britanike ka humbur më shumë se 3% ndaj euros në muajin Shtator, rënia më e madhe në 4.5 vjet.