Ashtu si shumë gjëra të tjera në jetë, reagimi juaj ndaj parasë urdhërohet nga personaliteti juaj. Por a i keni dhënë rëndësi se si sjellja juaj në lidhje me financat dhe si sjellja juaj ndikon në profesion? Duke kuptuar personalitetin tuaj në lidhje me paratë, është hapi i parë dhe do t'ju ndihmojë në përshtatjen e rrugës së shpenzimeve, kursimeve dhe investimeve. Pra, kush është personaliteti juaj në lidhje me paranë? Lexoni që ta zbuloni!
Cili është tipi yt?
Personaliteti në lidhje me paranë ka qenë analizuar nga një shumëllojshmëri mënyra dhe shumë njerëz mund ta identifikojnë me aspekte individuale profilesh.
Çelsi është të gjeni profilin që i përshtatet më tepër sjelljes tuaj.
Profilet kryesore janë: dorëshpuarit, kursimtarët, blerësit, debitorët dhe investitorët.
Dorëshpuarit
Dorëshpuarit dashurojnë makina të bukura, pajisje të reja, dhe veshje firmato.
Ata nuk janë blerës që bëjnë pazar (marrëveshje); ata janë të modës dhe ato duan të ekspozohen.
Kjo gjë shpesh nënkupton një dëshirë për të patur celularin më të vogël, televizor shumë të madh plazma dhe një shtëpi të bukur.
Ato e kanë shumë të lehtë të shpenzojnë para, nuk kanë frikë se hyjnë në borxhe dhe shpesh ndërmarrin rreziqe kur investojnë.
Kursimtarët
Kursimtarët janë fiks të kundërtit e dorëshpuarve. Ata fikin dritat kur dalin nga dhoma, mbyllin derën e frigoriferit shpejt, për të mbajtur të ftohtin brenda frigoriferit, bëjnë pazar vetëm kur është e nevojshme, dhe rrallë përdorin kartat e kreditit.
Ata zakonisht nuk kanë borxhe dhe shpesh vihen në dukje si cheapskates.
Kursimtarët nuk janë njerëz që merakosen për të ndjekur modën, dhe ata kënaqen nga të ardhurat që vijnë nga interesat e llogarive që kanë depozituar në banka, se sa nga të pasurit e diçkaje të re.
Kursimtarët janë konservativë nga natyra dhe nuk marrin përsipër rreziqe me investimet e tyre.
Blerësit
Blerësit kënaqen nga shpenzimi i parave. Ata shpesh nuk rezistojnë për të shpenzuar para, edhe pse blejnë gjëra që nuk i nevojiten. Blerësit zakonisht janë të vetëdijshëm pas dhënies së shpenzimeve dhe janë të vetëdijshëm për borxhet që mund të krijojnë. Ato vihen në dukje për cilësitë e të bërit pazar (marrëveshje) dhe janë të kënaqur kur arrijnë një pazar të mirë. Blerësit shpesh mund të blejnë për të vënë në dukje veten, edhe pse gjërat që blejnë mund të mos t'i përdorin.
Debitorët
Debitorët nuk përpiqen të krijojnë një status, dhe të vejnë veten në dukje me shpenzimet e tyre, dhe nuk e mbajnë veten me entuziazëm.
Ata thjesht nuk e shpenzojnë kohën duke menduar për paratë e tyre dhe si pasojë nuk paracaktojnë se çfarë do të shpenzojnë dhe ku do të shpenzojnë.
Zakonisht debitorët shpenzojnë më shumë se ç'fitojnë dhe janë të zhytur në borxhe. Ata nuk kanë qëllime për të investuar.
Ata shpesh dështojnë kur marrin vendime në një ballafaqim ndërmarrjeje.
Investitorët
Investitorët janë të vetëdijshëm për vlerën e parasë. Ata e kuptojnë situatat e tyre financiare dhe përpiqen të venë në punë paratë. Pavarësisht nga pozita aktuale financiare, investitorët priren të punojnë gjithë kohës, ndërkohë që nga investimet pasive përfitojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë faturat e tyre.
Veprimet e tyre janë të drejtuara nga vendime të kujdesshme, dhe investimet e tyre reflektojnë nevojat për të patur njëfarë sasie të riskut në kërkim të qëllimit të tyre.
Këshilla për personalitetin tuaj
Kur ta njihni veten në njërën prej këtyre profileve dhe pasi të keni vënë qëllime se si të përfitoni para, është koha që të shihni se çfarë mund të bëni, për të arritur më të mirën që keni. Ndonjëherë duke bërë disa ndryshime japin rezultate të mëdha.
Dorëshpuar: Blini më pak, ruani pak më tepër!
Nëse dëshironi të shpenzoni, mund të vazhdoni ta bëni këtë, por do të përpiqeni për diçka me vlerë që zgjat më tepër, jo thjesht kënaqësi që zgjat pak.
Përpara se të mburreni me diçka të shtrenjtë dhe të kohës, pyesni veten sa ia vlen kjo nëse shpenzon kështu gjithë vitin. Nëse përgjigjia është "jo shumë", atëherë mos blini. Në këtë mënyrë, ju mund të përpiqeni të kufizoni shpenzimet tuaja në ato gjëra që me të vërtetë ju aktualisht mund t'i përdorni.
Kur ju e drejtoni energjinë tuaj në kursim, ju keni mundësi tjetër të mendoni për diçka me afat të gjatë. Shikoni për të ardhura të qëndrueshme të kundërta me riskun e lartë, plan veprimesh për të fituar shpejt.
Kursimtarë: Përdorni moderimin!
Ben Franklin njëherë rekomandoi "moderim në të gjitha gjërat". Për një kursimtar, kjo është veçanërisht një këshillë e mirë.
Mos lejoni që të gjitha kënaqësitë e jetës, të të kalojnë, vetëm se do të ruani pak të holla.
Akordoni përpjekjet për të kursyer.
Blerës: Mos shpenzoni para, të cilat nuk i keni!
Hapi kritik për blerësit është të kenë kontrollin ndaj kartave të kreditit.
Përpiquni të ruani paratë tuaja. Nëse shpenzimi është diçka që ju e përdorni për të kompensuar fushat e tjera të jetës, për të cilat ndjeni se jeni mangët, mendo se çfarë pushteti mund të jetë po të kesh ato dhe puno për të ndryshuar ato.
Debitorë: Filloni të investoni!
Nëse jeni një debitor (borxhli), ju duhet t'i vini rregull financave tuaja dhe të ndërtoni një plan për të filluar një investim. Ju ndoshta nuk mund të jeni të zot ta bëni vetëm këtë gjë, kështu kërkoni ndihmë, është mbase një ide e mirë.
Vendos se kush mund të udhëheqë investimin tuaj, është një zgjedhje e rëndësishme, kështu që zgjidhni me kujdes çfarëdo investimi profesional!
Investitorë: Vazhdoni ta mbani në nivele të larta punën e mirë!
Urime! Vazhdoni atë që jeni duke bërë, dhe vazhdoni të edukoni veten tuaj.
Njohuria është fuqi!
Manaxhimi i parave tuaja përfshin vetëdijshmëri të vetvetes; të dish se ku po rri, do t'ju lejojë për të modifikuar sjelljen tuaj për të arritur dëshirën për të marrë të ardhura!