Një subjekt i licencuar për te shpërndarë abone për linjat e autobusëve jashtë Tiranes, por qe operon ne mënyrë te jashtëligjshme ne kryeqytet, është shkaku kryesor qe ka ngjallur konflikte ne radhët e subjekteve te licencuara, te cilat kane ngritur zërin dhe kane paralajmëruar me deklaratat e Shoqatës se Transportit për rritje te çmimit te biletës ne 500 leke te vjetra dhe për heqjen e abonese nga qarkullimi për muajin nëntor.
Drejtori i këshillit bashkiak Eduart Shalsi duke marre shkas nga keto konflikte ka bere te qarte kete problem qe kërkon një miratim nga ana e Drejtorisë se Tatimeve si dhe balancën mes çmimit te biletës dhe subvencionit, qe vjen si rezultat I rritjes se çmimit te naftës.
Këto dy ndryshime kane ngjallur reagime ne radhët e qytetareve te cilët janë te prekur direkt nga këto lëvizje.
Nesër nis muaji nëntor dhe ende nuk i është dhënë një përgjigje e sakte pyetjes se sa do ta paguajmë biletën, apo te blejmë ose jo nje abone.