SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Financat > Taksa e sheshtė, paga e Berishės rritet me 3. 8 mijė USD

Taksa e sheshtė, paga e Berishės rritet me 3. 8 mijė USD

Julian LLupo
25-10-2007

TIRANË- Pas vendosjes së taksës së sheshtë, një nga rrogëtarët e pakët që ka përfituar ka qenë kryeministri Berisha. Sipas llogarive, Berisha duhet t’i gëzohet taksës së re pasi ka përfituar nga vendosja e taksës së sheshtë 28.500 lekë në muaj. Përfitimi i kreut të qeverisë vjen pasi taksa e sheshtë sjell një barrë më të vogël për të gjithë ata që kanë një pagë mbi 1 mijë dollarë në muaj, krahasuar me tatimin progresiv mbi pagën që zbatohej deri në korrik të këtij viti. Tatimi progresiv mbi pagën që ishte në fuqi deri në 1 korrik 2007, parashikonte që ata që kishin paga të larta të paguanin më shumë, ndërsa mbronte pagat e vogla. Ndërsa e kundërta ndodh me taksën e sheshtë. Aktualisht Berisha merr të ardhura mujore nga paga dhe grada shkencore 220 mijë lekë, ose në lekë të vjetra 2.2 milionë lekë. Deri në 6 mujorin e parë të këtij viti, për këtë pagë Kryeministri paguante vetëm për tatimin mbi të ardhurat 50 500 lekë në muaj, ndërsa me vendosjen e tatimit mbi të ardhurat në nivelin 10%, pagesa ulet në 22 mijë lekë në muaj. Pra barra fiskale e kreut të qeverisë ulet me 28 500 të reja ose 280 500 lekë të vjetra në muaj.

Nëse e llogarisim për një vit, nga vendosja e taksës së sheshtë dhe nxjerrja jashtë ligjit të tatimit progresiv mbi të ardhurat, Berisha paguan më pak 342 mijë lekë të reja, ose rreth 3 800 dollarë (kursi i këmbimit i lek. = 0.9 USD). Por taksa e sheshtë ka lehtësuar nga barra fiskale vetëm rrogën e Kryeministrit, ndërsa rrogat e arsimtarëve, mjekëve, infermierëve, etj., janë rënduar. Për të gjithë kategoritë e pagave që nuk kalojnë 500 dollarë në muaj, barra fiskale rritet me 3 herë, ndërsa më shumë nga kjo taksë e re do paguajnë të gjithë ata që kanë një pagë deri në 1 milionë lekë të vjetra. Përfitojnë vetëm pagat që kalojnë 1 milionë në muaj, siç janë paga e Berishës që shkon në rreth 2.2 milionë në muaj dhe pagat e tjera si ajo e Kryetares së Kuvendit, Presidentit, etj.


 


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online