SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Financat > Gjirokastėr, bashkia : Fondet per shkollat te pamjaftueshme ($)

Gjirokastėr, bashkia : Fondet per shkollat te pamjaftueshme ($)

Blerim Kore
25-10-2007

Gjendja aktuale e godinave shkollore në qytetin e Gjirokastrës dhe pajisja e tyre me infrastrukturën mësimore vazhdon të jetë “molla e sherrit” mes Bashkisë së qytetit dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit.

Megjithëse kanë kaluar gati një muaj e gjysmë kohë prej fillimit të vitit të ri shkollor sërish gjendja e disa shkollave dhe konvikteve në qytetin e Gjirokastrës lë mjaft për të dëshiruar. Madje përpara disa ditësh Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokastër shpalli mbylljen e përkohshme të konviktit të Shkollës së Mesme Profesionale si shkak i problematikës dhe mungesë së kushteve në mjediset e tij. Kjo situatë ka bërë që bashkia e qyteti dhe Drejtoria Arsimore të shkëmbejnë replika dhe akuza të ashpra duke fajësuar njera-tjetërn për këtë situatë.

Ditën e mërkurë në një konferencë për shtyp drejtori i Qendrës Ekonomike të Arsimit në Gjirokastër, Demir Kore, ka publikuar për gazetarët mungesën e fondeve nga ministria e Arsimit në drejtim të rehabilitimit të konvikteve dhe godinave shkollore. “Në bazë të legjislacionit në fuqi, ka pohuar Kore, investimet për shkollat e mesme profesionale dhe konviktet do të përballohen nga fondet e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”. Sipas tij, “ministria e Arsimit e ka parë Gjirokastrën me syrin e njerkës duke mospërfillur as edhe një mundësi përfitimi për fondet e detyrimeve qoftë edhe nga grantet konkuruese”. “Bashkia me fondet e veta bën vetëm investime të pjesshme pasi investimet kapitale i ka për detyrë ligjore ministria e Arsimit dhe Shkencës”, ka vijuar Kore.

Ndërkohë prej fillimit të vitit të ri shkollor drejtuesit e Arsimit në Gjirokastër e kanë akuzuar bashkinë e qytetit për neglizhencë në lidhje me ndërhyrjet rikonstruktuese në mjediset shkollore dhe konviktet. Madje drejtori Rajonal i Arsimit në Gjirokastër Vasil Muka i ka kërkuar Prefekturës që të hedhë në gjyq Bashkinë e Gjirokastrës si përgjegjëse për kushtet aktuala në të cilat gjenden konviktet dhe godinat shkollore në qytetin e Gjirokastrës.

Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online