Debati Malaj-Bode, buxheti 2008-të dhe realizimet e investimeve publike nga qeveria
Nëse caktohen çmimet për biznesin privat, atëherë tatimorët kanë përcaktuar edhe fitimin dhe i bie që biznesi të menaxhohet nga qeveria. Nuk mund të caktohen çmimet në ekonominë e tregut në një kohë që vetë tregtia është një marrëveshje dhe çmimi nuk është asnjëherë i fiksuar", ka deklaruar Malaj
Çmimet në treg nuk mund të kenë një lëvizje me rritje 8 herë apo me ulje 8 herë. Ne marrim parasysh në caktimin e tyre një marzh të caktuar ndryshimi, por nuk do të lejojmë që të ketë abuzime. Kjo do të jetë edhe një nga masat decizive që do të nxjerrë biznesin në dritë", tha Bode
Taksat jo vetëm që nuk janë ulur, por barra fiskale po kalon tek konsumatorët. Ky është edhe përkufizimi që i ka bërë ish-ministri i Financave, Arben Malaj, politikës fiskale të ndjekur nga qeveria. Nga ana e tij ministri i Financave, Ridvan Bode, ka bërë të ditur se qeveria është duke ndjekur një politikë për uljen e taksave ndaj biznesit. Kjo ka qenë edhe një nga pikat e nxehta të debatit midis ministrit të Financave Ridvan Bode dhe deputetit të Partisë Socialiste Arben Malaj gjatë një debati televiziv. "Politika fiskale duhet që të luajë një rol rishpërndarës të të ardhurave dhe atëherë mund të themi që shqiptarët janë trajtuar në një mënyrë të drejtë. Me këtë politikë fiskale që po ndjek qeveria rrezikon gjithmonë e më shumë që shtresat e mesme dhe të varfëra të popullsisë të përfitojnë më pak nga rritja ekonomike. Duke rritur taksat indirekte, siç janë akcizat dhe shumë taksa të tjera, atëherë shtresat e mesme dhe të varfëra të popullsië janë më të prekurat dhe ato do të paguajnë më shumë taksa", tha Malaj. Nga ana e ministrit Bode është sqaruar se janë marrë masa për të amortizuar humbjet që mund t'i vijnë këtyre shtresave të shoqërisë. "Ne e kemi kompensuar këtë politikë fiskale me një rritje të pagave dhe të pensione gjatë këtyre viteve", ka sqaruar Bode. Por Bode ka deklaruar se qeveria mbetet e shqetësuar për punonjësit që punojnë në sektorin privat. "Ne nuk e dimë akoma nëse ulja e taksave të biznesit privat është kthyer në një rritje të pagave për punonjësit e këtyre sipërmarrjeve", tha Bode. Nga ana e tij Malaj ka sqaruar se politika fiskale që po ndiqet nga ana e qeverisë ka çuar në rritje të inflacionit dhe në rënie të rritjes ekonomike. "Vendosja e pagave të referencës dhe njëkohësisht e çmimeve të referencës nga ana e qeverisë ka sjellë një rritje të abuzivitetit nga ana e tatimorëve. Nga ana tjetër vendosja e këtyre pagave referuese bëri që ulja e lancuar nga ana e qeverisë për tatimin mbi të ardhurat nga puna të mos jetë e prekshme", tha Malaj.
Nga ana e tjetër ish- ministri i Financave sqaroi se projekti për vendosjen e çmimeve referuese që pritet të futet në zbatim nga ana e Ministrisë së Financave në fillim të vitit 2008-të është një masë tjetër frenuese për biznesin. "Nëse caktohen çmimet për biznesin privat, atëherë tatimorët kanë përcaktuar edhe fitimin dhe i bie që biznesi të menaxhohet nga qeveria. Nuk mund të caktohen çmimet në ekonominë e tregut në një kohë që vetë tregtia është një marrëveshje dhe çmimi nuk është asnjëherë i fiksuar", ka deklaruar Malaj. Nga ana e ministrit të Financave Bode vendosja e çmimeve në treg është cilësuar si një nga arritjet më të mëdha që do të arrijë qeveria gjatë mandatit të saj. "Çmimet në treg nuk mund të kenë një lëvizje me rritje 8 herë apo me ulje 8 herë. Ne marrim parasysh në caktimin e tyre një marzh të caktuar ndryshimi, por nuk do të lejojmë që të ketë abuzime. Kjo do të jetë edhe një nga masat decizice që do të nxjerrë biznesin në dritë", tha Bode. Çështje të tjera që dy specialistët komentuan ishin edhe financimet e huaja për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ministri i Financave, Bode, dekloroi se gjatë vitit të ardhshëm do të jenë rreth 750 milionë dollarë financime të huaja. "Kreditë tregtare që do të marrim gjatë vitit 2008 sjellin edhe një histori të re për ekonominë shqiptare. Kreditë tregtare janë në shumë aspekte më të favorshme për një vend se sa kreditë me terma të butë ose koncesionare", ka deklaruar Bode. Por Malaj ka sqaruar se qeveria është duke marrë kredi tregtare pasi për të përfituar kredi koncesionare duhet që investimet të kenë projekte dhe qeveria për rrugën Durrës-Kukës nuk ka projekt. "Marrja e kredive tregtare në limitet e lejuara rrit riskun dhe për këro kredi nuk ka një peiudhë garancie prej 15 vjet siç deklaron qeveria. Këto kredi kanë kosto shtesë", ka sqaruar Malaj. Nga ana e tij ministri i Financave ka bërë të ditur se Ministria e Financave do të ketë përgjegjësinë kryesore për gjetjen dhe disbursimn e këtyre kredive tregtare të cilat do të përdoren kryesisht në infrastrukturë. Pikë tjetër e debatit ishin edhe realizimi i investimeve, ku sipas të dhënave të bëra publike nga ana e Ministrisë së Financave edhe në buxhetin e vitit 2007-të ky zë ka patur një realizm shumë të ulët. Bode ka pranuar faktin se një pjesë e dikastereve, si edhe në vitet e mëparshëm, kanë një realizm të ulët të investimeve publike.