SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Bota dhe rajoni > Lehmans falimenton, bota me frymë të ngrirë

Lehmans falimenton, bota me frymë të ngrirë

Biznesi
19-09-2008

Krizë në Wall Street Falimentimi i njërës prej bankave më të mëdha amerikane të hënën, shkaktoi rënie dramatike të vlerës së aksioneve në bursat e të gjithë botës, ndërsa Bankat Qendrore tentuan pa sukses të furnizonin tregjet me cash pa shkaktuar kaos. Lehman Brothers iu dorëzua procedurës së falimentit pasi bisedimet e ethshme për blerjen e saj gjatë fundjavës, dështuan.

Besimi i investitorëve u trondit rëndë për shkak se Lehman qe një bankë 158 vjeçare që në shumë kuptime, ishte një gur themeli i rëndësishëm i SHBA-ve.

Falimenti i saj shkaktoi probleme likuiditeti për pjesën tjetër të sistemit bankar botëror, gjë që rriti koston e parasë në tregun ndërbankar. Rezervat Federale dhanë 50 miliardë dollarë përmes veprimeve të kredisë njëditore dhe deklaruan se janë të gatshëm të ofrojnë më shumë likuiditet nëse qe e nevojshme.

Në Azi, Banka e Japonisë u përpoq të stabilizonte tregun duke injektuar 24 miliardë dollarë. Banka Qendrore Europiane iu përgjigj kërkesës së papritur për likuiditet duke ofruar 70 miliardë euro nga Fondet e Emergjencës përmes mekanizmit të kredisë njëditore. Banka e Anglisë ofroi 20 miliardë stërlina.
 
Pavarësisht nga këto veprime, kostoja e parasë në tregun ndërbankar europian u rrit me ritme galopante. Falimenti i Lehman Brothers solli rënien e bursave në të katër anët e botës. Tani investitorët po i mbajnë sytë nga grupi “AIG”, një tjetër gjigant i financave amerikane i zënë në kurthin e kredive hipotekore.

Aksionet e këtij grupi me veprimtari në tregun e sigurimeve, ranë me 60% gjatë ditës së djeshme, por rekuperuan dhe e mbyllën ditën me vetëm 10% rënie. Banka britanike HBOS ra me më shumë se 40%.

Banka Qendrore Europiane pa se si u rritën interesat në ankandet e saj deri në 4.4%, kur një ditë më parë, qenë 4.25%, rritje këto të konsideruara si “dramatike” në tregun financiar.
 
Vetëm gjatë ditës së hënë, investitorët në tregjet europiane humbën 120 miliardë euro nga zhvlerësimi i aksioneve. Por në mbrëmje, një shpresë e re doli për investitorët. Bankat Qendrore në Europë dhe SHBA dhanë sinjale se mund të ulnin normën bazë të interesit në mënyrë që të shpëtonin botën nga trazirat e mëtejshme financiare.


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndërtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipërisë përmes një raporti te fundit bën te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnë monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta që ofrojnë kompanitë celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online