SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Bota dhe rajoni > Qeveria amerikane financon Bankën Qendrore

Qeveria amerikane financon Bankën Qendrore

O.Zhupa
19-09-2008

Departamenti i Thesarit i SHBA-ve deklaroi dje se do të japë fonde të reja për Rezervat Federale, (Banka Qendrore), për të qenë e sigurt se kjo e fundit do të ketë para kesh të mjaftueshme për të furnizuar tregjet me likuiditet. Rezervat Federale ranë në vështirësi pas marrjes së vendimit për të akorduar 85 miliardë dollarë për të mbuluar borxhet dhe për të shpëtuar nga falimenti grupin e sigurimeve AIG.

Departamenti i Thesarit do të shesë tituj borxhi për të grumbulluar paratë që duhet t'ia japë FED-it. Rezervat Federale njoftuan të martën se do të blejnë 80% të AIG në mënyrë që të shpëtonin nga falimenti një kompani që luan rol thelbësor në sistemin financiar botëror. Pavarësisht këtij hapi të jashtëzakonshëm, aksionet e AIG në bursë ranë sërish dje me 41%. Lëvizja dramatike e qeverisë amerikane u krye në kuadër të përpjekjeve për të luftuar krizën botërore të kredive. Kredia që Rezervat Federale i dhanë AIG është jashtëzakonisht e rëndë, ajo do të ketë interes libor plus 8.5%, gjë që do ta nxisë kompaninë ta shlyejë sa më shpejt.

Ndërhyrja e qeverisë erdhi kur aksionet e AIG ranë dramatikisht në fillim të javës, duke ulur interesin për investitorët e rinj privatë që qenë thirrur për të blerë këtë gjigant. Bursat amerikane janë të tronditura nga falimenti i Lehman Brothers si dhe nga blerja e Merrill Lynch nga ana e Bank of America. AIG nuk qe kompani tepër e madhe që të kërkonte ndërhyrjen e qeverisë për t'u shpëtuar. Sipas analistëve, ajo qe e ndërlidhur me të gjithë sistemin financiar botëror dhe se një falimentim i saj mund ta zhyste botën në kaos.


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndërtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipërisë përmes një raporti te fundit bën te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnë monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta që ofrojnë kompanitë celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online