SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Bota dhe rajoni > Integrimi evropian i Bullgarisė - njė shembull i mirė pėr vendet nė tranzicion drejt ekonomisė sė tregut

Integrimi evropian i Bullgarisė - njė shembull i mirė pėr vendet nė tranzicion drejt ekonomisė sė tregut

V.S
22-11-2007

Më 20 dhe 21 nëntor në Bullgari u zhvillua Forumi X Ekonomik i Nismës së Evropës Qendrore. Në të anëtarësojnë si shtete të BE-së, ashtu edhe vende, që nuk bëjnë pjesë në bashkim.

Pjesëmarrësit diskutuan infrastrukturën energjetike në Evropë, tregjet evropiane të kapitaleve, politikën e BE-së ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përkrahjen e institucioneve financiare evropiane për projekte të rëndësishme etj. Një sesion i posaçëm iu kushtua Bullgarisë. Kjo për arsye se u mbushën 10 vjet nga periudha, kur vendi përjetonte krizën më të rëndë ekonomike dhe sociale në historinë më të re. Që atëherë e deri më sot, Bullgaria kaloi një rrugë të vështirë. Sot ajo është anëtare me të drejta të plota të BE-së dhe të NATO-së, zhvillon ekonominë e tregut dhe shoqërinë demokratike. Brenda kësaj periudhe vendi grumbulloi një përvojë të pasur, që mund të shfrytëzohet nga ato shtete, të cilët nuk e kanë përfunduar tranzicionin te ekonomia e tregut dhe demokracia. Lidhur me këtë ministri i ekonomisë Petër Dimitrov tha:

“Një nga mësimet më të mëdha për Bullgarinë quhet Bordi Valutor. Gjatë këtyre 10 viteve vendin e drejtuan shumë qeveri, por asnjëra prej tyre nuk deshi të heqë bordin dhe kështu nuk e kërcënoi stabilitetin financiar. Si rezultat borxhi i jashtëm i shtetit sot është përafërsisht 20 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto, rezerva valutore është mbi 10 miliard euro, rezerva fiskale është më se 3 miliard euro, ndërsa teprica buxhetore brenda viteve të fundit është më se 3 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto. Ekonomia bullgare u bë atraktive për investime. Sipas indeksit investues të Konferencës së OKB-së për Tregti dhe Zhvillim, Bullgaria është në vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe është e shtata në botë për nga interesi i investitorëve të huaj. Si rezultat investimet e drejtpërdrejta gjatë vitit 2006 në vend ishin 4 miliard e 400 milion euro, ndërsa për 9-mujorin e parë të këtij viti – 3 miliard e 800 milion euro.”

Majkëll Hëmfris, udhëheqës i Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari theksoi:

“Me aderimin e vet në BE-në, Bullgaria hyri në familjen e madhe evropiane. Vëllimi i ekonomisë së bashkimit arrin më se 5 trilion euro. Nga fondet strukturore të bashkimit Bullgaria do të marrë më se 7 miliard euro për përmirësimin e infrastrukturës dhe të sektorëve të tjerë. Dhe kjo është një përkrahje për integrimin më të mirë të vendit me tregun e përbashkët evropian. Krahas kësaj duhet të zvogëlohen dallimet në fushën sociale dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe vendeve të tjera anëtare të bashkimit. Me anëtarësimin në BE-në, Bullgaria plotëson edhe strategjinë e Lisbonës. Në të bëhet fjalë për pensionet, për shëndetësinë, për mësimin e fëmijëve. Strategjia do të sigurojë një rritje ekonomike dhe më shumë vende të punës, do të krijojë një ekonomi evropiane në përputhje me normat sociale dhe ekologjike.”

Sipas shefit të departamentit për Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron në Bankën Evropiane të Investimeve Kormak Mërfi, një nga prioritetet e bankës është inkurajimi i rritjes dhe zhvillimit të Bullgarisë. Banka do të kontribuojë për përvetësimin e fondeve evropiane nëpërmjet sigurimit të mjeteve të domosdoshme për bashkëfinancim të projekteve. Në këtë kontekst zoti Mërfi shtoi:

“Bullgaria është një shtet me ekonomi në zhvillim, me arritje të mira ekonomike. Ajo është ndër pak vendet e BE-së, e cila ka tepricë fiskale dhe nivele të larta të investimeve të huaja. Gjatë dekadës së fundit shumë shpejtë u zhvillua edhe sektori privat dhe sistemi bankar. Niveli i Produktit të Brendshëm Bruto si në Bullgari, ashtu edhe në Rumani, është vetëm përgjysmë i nivelit të Produktit të Brendshëm Bruto të vendeve të tjera anëtare të BE-së. Një sfidë është edhe deficiti i llogarisë rrjedhëse. Në këtë kontekst një vëmendje të madhe duhet t’i kushtohet eksportit. Ka nevojë edhe për modernizimin e infrastrukturës. Prandaj me rëndësi është përvetësimi i suksesshëm i fondeve evropiane.”


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online