Kryeministri i Bullgarisë Sergej Stanishev u takua në Sofje me delegacionin e MEDEF International – organizata më e madhe e punëdhënësve në Francë. Jemi të mahnitur nga treguesit makroekonomik të Bullgarisë, papunësia e ulët dhe politika e ndjekur tatimore, nënvizoi kryetari i delegacionit Pier Moraion. Nga ana e tij kryeministri Stanishev vuri në dukje, se marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Francës janë të shkëlqyeshme dhe kjo duhet t'i japë shtytje zgjerimit të partneritetit ekonomik. Të dy vendet kanë mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e energjetikës, modernizimit të infrastrukturës dhe teknologjive të larta. Shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve për vitin 2006 është 1,250 mlrd euro, që e radhit Francën në vendin e 6 të partnerëve të jashtëm tregtar të Bullgarisë ndër vendet e BE. Rreth 450 milionë euro janë investimet franceze në Bullgari.