Komisionari i BE-së për çështjet ekonomike dhe monetare Joaquin Almunja u shpreh se tani situata ekonomike në zonë e euros nuk është e lehtë, por përgjithësisht është e qëndrueshme.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para se të merrte pjesë në një mbledhje ndërkombëtare, Almunia tha se tani baza e ekonomisë së euros është në një gjendje të mirë, gjë që do të jetë ndihmë në pritjen e luhatjes të tregut monetar. Ai është i mendimit që rreziqet kryesore në zonën e euros janë luhatja e tregut monetar, ngelja në vend e ekonomisë amerikane dhe rritja e çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.