Bullgaria është mikpritëse e dy ngjarjeve të mëdha rajonale brenda një jave. Më 20 dhe 21 nëntor të këtij viti në Sofje zhvillohet Forumi i 10 ekonomik i Nismës evropiano-qendrore (CEI), i cili për herë të parë organizohet bashkërisht me Forumin ekonomik të vendeve të Evropës Juglindore dhe me një tryezë të rrumbullakët paralele të ministrave ekonomik të vendeve -anëtare të CEI. Pritet në vendin tonë të mblidhen përfaqësues të 18 shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të Ballkanit dhe rajonit të Detit të Zi. Një javë më vonë – më 27 nëntor të këtij viti, Sofja është mikpritëse e Takimit të udhëheqësve shtetëror të vendeve anëtare të CEI. Të dy ngjarjet do të prezantojnë drejtimet e zhvillimit të vendeve të rajonit.
Theks në debatet në kohën e Forumit ekonomik që hapet më 20 nëntor, është kapërcimi i prapambetjes në disa shtete kufitare të BE dhe të cilat nuk janë anëtare të bashkimit. Këtë e tha për Radio Bullgarinë Bozhidar Bozhinovi, kryetar i Dhomës tregtare-industriale të Bullgarisë. Dhoma tregtare industriale është bashkëorganiztore e aktiviteteve ekonomike dhe kryetar i radhës në bazë të rotacionit të dhomave tregtare të CEI në vitin 2007. “Kjo është në favor të Bullgarisë, ne jetojmë në këtë rajon dhe duhet të zhvillohemi. Në këtë rajon ka shumë mundësi për realizim dhe ne duhet të përfitojmë prej tyre “ –nënvizoi Bozhidar Bozhinovi.
“Në një shkallët të madhe me këtë forum presim që të tërheqim vëmendjen e BE për këtë çfarë përbën rajoni, çfarë mund të bëhet këtu dhe a duhet BE t’i kushtojë vëmendje të veçantë rajonit dhe në çfarë mënyrë- saktësoi ai. Për vendet përreth Bullgarisë ai gjithashtu është i dobishëm. Nëse BE i lë në gjendjen e tyre aktuale ekonomike – d.m.th. të vendeve shumë të varfra, do të vazhdojë imigracioni. Prandaj duhet të mendojmë se si këto shtete të afrohen me ne për nga standardi.
Bozhidar Bozhinovi rikujtoi, se para 10-15 vjetëve nuk mund të flitej fare për kufij të hapur bile edhe në Ballkan. Por sot pjesa dërmuese e vendeve ballkanike, përfshi këtu dhe Bullgarinë, janë anëtarë të BE, ndërsa të tjerat presin të bëhen të tillë. Dhe flitet për projekte madhështore ekonomike, që prekin të gjitha vendet e rajonit.
“Mendoj, se posaçërisht për Ballkanin, nëse kemi standard të mirë të jetesës do të zhduken në mënyrë të konsiderueshme problemet etnike, sociale, të migracionit dhe të tjera – nënvizon z. Bozhinov. Nuk do të ketë nevojë të jetojmë në Evropën e Mesme, do të mund ta bëjmë këtë këtu. Posaçërisht në Bullgari për shkak të valës së emigracionit, tashmë kemi nevojë për punëtorë të huaj dhe pa dyshim këta njerëz do të vijnë nga zonat përreth nesh. Kjo gjithashtu do të jetë objekt i forumit.”
Bozhidart Bozhinovi vuri në dukje, se dhomat tregtare të vendeve anëtare të CEI do të dalin me një deklaratë të përbashkët ndaj qeverive të tyre për drejtimet e zhvillimit të rajonit dhe pres që ato do ta mbështetin. Sipas fjalëve të tij, prioritet në zhvillimin e rajonit duhet të jenë zhvillimi i infrastrukturës, krijimi i më shumë mundësive për novacione dhe informim më i gjerë për biznesin.
“Nuk mund të kënaqemi vetëm me informacionin lokal për këtë, se mund të prodhojmë djathë dhe ajo do t’i përgjigjet standardeve evropiane. Duhet të shohim çfarë janë mundësitë për të ardhmen e këtij prodhimi, si do të zhvillohet. Nëse ne nuk pranojmë këtë ritëm, nëse nuk flasim sot për këto gjera, do të mbetemi jashtë këtij tregu dhe do të jemi vetëm konsumator të mallrave të huaja”.
Edhe Bullgaria, edhe Ballkani presin nga BE më shumë para. Si një klub i të pasurve ai ka mjete, por kërkon më shumë efektivitet, tha gjithashtu Bozhidar Bozhinovi.
“Prandaj duhet të trajnohemi, atje ku jepen mjete nga BE, ato janë nën kontroll të rreptë. Dhe nëse nuk zbatojmë rreptësishtë të gjitha kërkesat e tij, nuk mund t’i marrim. BE tashmë parashikon mjete edhe për vendet që janë jashtë tij, por janë fqinjë tanë Ne si shtet kufitar mund të përfitojmë nga këto para, nëse dimë rregullat dhe kërkesat dhe nëse argumentohemi mirë, se i drejtojmë paratë në drejtimin e duhur.”