Rreth 100 anëtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë bënë një deklaratë të përbashkët, ku theksohet se problemi i bujqësisë është problemi themelor i bisedimeve të tregtisë globale të raundit të Dohës dhe se vetëm kur anëtarët e zhvilluar të ulin kuotat e ndryshme shtojcë bujqësore dhe të hapin tregun e bujqësisë për anëtarët në zhvillim, bisedimet e raundit të Dohës mund të arrijnë sukses. Në deklaratë theksohet gjithashtu se misioni i zhvillimit të raundit të Dohës kërkon që anëtarët e zhvilluar të bëjnë më shumë përpjekje, pasi vetëm duke vepruar në këtë mënyrë, do të shkëmbejnë kontributet me vendet në zhvillim në fushat përkatëse dhe që përputhen me aftësitë e tyre reale dhe me misionin e zhvillimit të raundit të Dohës.