SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Bota dhe rajoni > Ekspozita ndėrkombėtare e qumėshtit, mishit dhe verės

Ekspozita ndėrkombėtare e qumėshtit, mishit dhe verės

V.Sejdiu
17-11-2007

Nga 14 deri më 17 nëntor në Sofje zhvillohet ekspozita XIV ndërkombëtare e mishit, qumështit dhe bulmetrave, bukës, verës dhe ëmbëlsirave. Tregohen ushqime tradicionale dhe të reja, pije dhe teknologji për prodhimin e ushqimeve të ndryshme. Më se 400 prodhues dhe tregtarë nga 28 vende marrin pjesë në këtë ekspozitë ndërkombëtare. Ekspozita krijon përfytyrim për zhvillimin e industrisë ushqimore dhe për tendencat e reja, të orientuara te mënyra shëndetësore e jetës.

Zhvillimi i industrisë ushqimore në Bullgari gjatë viteve të fundit plotësisht iu nënshtrohet kritereve evropiane për cilësi. Këtë e theksoi zëvendës ministrja e ekonomisë dhe e energjetikës Nina Radeva dhe shtoi:

“Përpjekjet e treguara nga ndërmarrjet në ristrukturimin e tyre për plotësimin e kërkesave dhe standardeve evropiane, u kurorëzuan me sukses. Firmat kryesore në sektor aplikuan teknologji moderne, krijuan produkte të reja, zgjeruan asortimentin, bënë paketim atraktiv dhe realizuan një veprimtari të gjerë të reklamës. Krahas kësaj firmat bullgare duhet të afirmojnë praninë e tyre të fortë në tregjet e jashtme të ushqimeve. Përpjekjet e vazhdueshme për imponimin e ushqimeve me markën bullgare në tregun evropian dhe në të botëror, duhet të gërshetohen me ndryshimin e qëndrimit ndaj konsumatorit bullgar.”

Firmat e huaja tregojnë një interes të theksuar ndaj ekspozitës në Sofje. Italia prezantohet me 130 firma. U shtua numri i pjesëmarrësve nga Spanja dhe Austria. Për herë të parë prodhimet e tyre prezantojnë firma nga Kroacia, Greqia dhe Malajzia e largët. Firmat e huaja kërkojnë në Bullgari jo vetëm treg për mallrat e veta, por edhe partneritete. Në kuadrin e ekspozitës u krijua një përfaqësi për lehtësimin e kontakteve tregtare midis Bullgarisë dhe Sicilisë. Kryetari i rrethit të Sicilisë Sallvatore Kufaro tha në hapjen e ekspozitës:

“Jemi të kënaqur nga prania e bullgarëve në Sicili. Ata prodhojnë dhe punojnë për ne. Dëshira jonë është, që edhe prodhuesit nga Sicilia të gjejnë vendin e tyre në Bullgari, kështu që të thellohet bashkëpunimi midis nesh.”

Shumë firma bullgare të industrisë ushqimore kanë prani të vet në tregje të jashtme. Ata arritën të modernizojnë prodhimet e tyre. 70 firma bullgare për përpunimin e mishit dhe qumështit janë të licencuara dhe eksportojnë prodhimet e tyre në Evropë. Sipas ministrit të bujqësisë Nihat Kabil sektori duhet të përfitojë nga mundësitë e financimit evropian. Për këtë ai tha:

“Prioritet gjatë viteve të ardhshme duhet të jetë aplikimi efektiv i programeve për zhvillimin e rajoneve bujqësore për periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2013. Në kuadrin e tij sigurohen rezervat më të mëdha financiare për bujqësinë dhe për industrinë ushqimore bullgare. Prodhimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore mund të afirmohet si një degë kryesore në eksportin bullgar. Prodhimet tona i gëzojnë një autoritet të padiskutueshëm jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën.”


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online