SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Pronat > Pronat, tabela me ēmimet nė gjithė vendin

Pronat, tabela me ēmimet nė gjithė vendin

B.Sinani
24-10-2007

Këshilli i Ministrave do të shqyrtojë së shpejti hartën në fjalë. Nga viti 2006 ka një rritje të ndjeshme të çmimeve

TIRANË- Tirana, një prej qarqeve dhe qyteteve më të mëdha të vendit, ku interesi për vlerësimin e tokës është i madh, për shkak edhe të numrit të madh të ish-pronarëve që kanë aplikuar për të përfituar nga fondi për kompensimin financiar, rezulton tashmë me një hartë të çmimit të tokës, truall dhe tokë bujqësore. Në këtë mënyrë, Këshilli i Ministrave do të shqyrtojë së shpejti hartën në fjalë, pasi ajo ka përfunduar së hartuari nga Agjencia e Pronave dhe është depozituar për shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë. Ashtu si edhe një vit më parë, çmimi i tokës për zonat në qytetin e Tiranës është më i lartë sesa në qytetet e tjera. Në krahasim me vitin e shkuar, toka në lagjet e ndryshme të kryeqytetit vlerësohet më shtrenjtë, por diferenca nuk është shumë e madhe. Porsi edhe në hartën e miratuar për vitin 2006, toka në zonën e ish-Bllokut dhe Pallatet “Agimi” vlerësohet me shtrenjtë se në zonat e tjera të Tiranës. Në këtë zonë, e cila teknikisht emërtohet si zona 5/1, një metër katror tokë vlerësohet me 77 mijë e 523 lekë të reja, pra rreth 775 mijë lekë të vjetra, në një kohë që, vitin e kaluar çmimi i tokës për këtë zonë ishte 76 150 lekë të reja. Pra, në krahasim me vitin e kaluar, çmimi i tokës për një metër katror në zonën e ish- Bllokut dhe Pallatet “Agimi” është rritur me 1371 lekë të reja, ose 13 mijë lekë të vjetra. Ndërkaq, zona në qytetin e Tiranës ku toka është vlerësuar në vlerën minimale është ajo që përfshin një pjesë të Laprakës dhe Kthesën e Kamzës, teknikisht zona 11/3. Një metër katror tokë në këtë zonë vlerësohet me 20 423 lekë të reja, ose 204 mijë lekë të vjetra, një shifër kjo, që gjithsesi mbetet më e lartë sesa ajo e përcaktuar në hartën e vitit 2006, ku çmimi ishte 16 479 lekë të reja.

Zonat e tjera

Edhe në zonat e tjera të kryeqytetit çmimi i tokës krahasuar me atë të përcaktuar në hartën e vitit 2006 ka ndryshime, ku përgjithësisht ai është rritur. Kështu, në zonën 5/2, ku përfshihen një pjesë e Pallateve “Agimi”, Vasil Shanto, Stadiumi Dinamo dhe Garda, çmimi i tokës është 46 644 lekë të reja, në një kohë që vitin e kaluar ai ka qenë 45 090 lekë të reja. Ndërkohë, në zonën 5/3, që përfshin Pishinat dhe Komunën e Parisit, çmimi i tokës është 31 848 lekë të reja. Në zonën 2 të kryeqytetit, ku përfshihen zona e Liceut, Rruga e Elbasanit, Mihal Grameno, Sauk apo Qyteti Studenti, çmimi i tokës varion nga 37 607 lekë të reja, deri në 71 546 lekë të reja. Në hartën e Tiranës përcaktohen edhe çmime për të tjera zona, si për zonën 7, ku futen ish-Ekspozita, “Myslym Shyri” apo “21 Dhjetori”, ku toka vlerësohet nga 26 787 lekë të reja deri në 42 621 lekë të reja; për zonën 8, ku përfshihen Pazari i Ri, Rruga Bardhyl, një pjesë e Unazës, ku çmimi i tokës është 38 595 apo 26 094 lekë të reja; për zonën 9, ku përfshihen Sheshi “Skënderbej”, Qendra, Muzeu dhe ku çmimi i tokës varion nga 26 137 deri në 42 299 lekë të reja. Përsa i përket tokave që gjenden në zonën e Parkut, ato janë vlerësuar me 46 382 lekë të reja. Përsa i përket tokës bujqësore në Tiranë, minimalisht ajo vlerësohet me 88 lekë dhe maksimalisht me 838 lekë të reja, ndërsa toka truall fshat vlerësohet minimalisht me 595 lekë dhe maksimalisht 2578 lekë të reja.
 


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online