Data 1 tetor përben edhe skadimin e fatit ligjor per depozitimin e kërkesave lidhur me njohjen, kthimin apo kompensimin e pronave te pronave. Tashmë asnjë subjekt nuk mund te beje me një kërkesë për te drejtën e pronës qe kërkon te fitoje.
Një gjë e tille sanksionohet me ligj i cili parashikon datën 1 tetor te vitit 2007 si afati përfundimtar për depozitimin e kërkesave nga ish pronaret. Ndonëse kjo date ka ardhur dhe shume prej ish pronareve nuk kane mundur te depozitojnë kërkesat e tyre parlamenti ende nuk ka marre një vendim nëse do te shtyje aftin e regjistrimit ndonëse partina republikane ka depozituar ne kuvend nja amendament për ligjin e pronave mbi bazën e te cilit parashikohet data 31 dhjetor 2008 si afati përfundimtar për depozitimin e kërkesave te ish pronarëve.
Drejtoria e agjencisë se pronave bën te ditur se do te respektoje afatin e percaktuar me vendim te parlamentit. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia se nëse parlamenti do ta shtyje afatin atëherë ish pronarët do te kenë serish mundësi te depozitojnë kerkesat e tyre per te fituar te drejtën e pronësisë.