SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Jeta e biznesit > Gjana: Fermerët t’i paguajë firma, jo qeveria

Gjana: Fermerët t’i paguajë firma, jo qeveria

19-09-2008

Qeveria nuk do të marrë përsipër që të dëmshpërblejë fermerët e dëmtuar nga skandali i farës së misrit. “Asnjë lek nga Buxheti i Shtetit, asnjë lek nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë, asnjë lek nga fondet e Këshillit të Ministrave dhe të Ministrisë së Bujqësisë nuk do të përdoren për këtë dëmshpërblim”.
 
Kjo ka qenë deklarata që ka bërë gjatë ditës së djeshme ministri i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Jemin Gjana, në një prononcim për mediat, duke çliruar në këtë mënyrë të gjitha strukturat qeveritare nga çdo përgjegjësi për skandalin. Duke deklaruar se fara “Aliseo” ka hyrë në Shqipëri e certifikuar sipas skemave të OECD-së, Gjana shtoi se çështja duhet të zgjidhet mes subjekteve private përmes normave ligjore. Në këto kushte qeveria nuk do të marrë përsipër të paguajë për llogari të kompanive private.

“Kompania duhet të dëmshpërblejë sipas normave ligjore dhe ekonomisë së tregut, fermerët e dëmtuar”- tha më tej ministri Gjana duke lexuar përpara gazetarëve dhe një deklaratë të firmës. Në të thuhej se kompania garantonte se do të dëmshpërblente fermerët bazuar në sipërfaqet e kontrolluara metër për metër dhe rendimentet për hektarë sipas zonave. Deklarata e Ministrit të Bujqësisë Jemin Gjana erdhi një ditë pasi lideri i partisë më të madhe në opozitë, Edi Rama paraqiti projekt-propozimin për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga fara “Alisea” .

Skandali i sipërfaqeve të mbjella me farën hibride “Alisea” të shpërndarë nga kompania "Agro- Blend" vazhdon të thellohet. Të tjerë fermerë në rrethet Dibër, Mat e Bulqizë kanë denoncuar prodhimin zero të tokave të mbjella me farën shterpë. Rreth 160 fermerëve në rrethin e Matit u janë dëmtuar 40 ha tokë, po ashtu edhe në rrethin e Bulqizës janë dëmtuar 28 ha tokë, në Dibër janë dëmtuar 24 ha tokë. Llogaritet në miliona lekë, dëmi që i është shkaktuar qindra fermerëve në disa rrethe të vendit, nga mbjellja e dhjetëra ha tokë me farën e misrit "Alisea".

Me anë të kësaj deklarate Gjana ka hequr dorë nga përgjegjësitë, por skandali i farës së misrit nuk është i vetmi që ndodh me këtë biznes tepër fitimprurës. Farëra të tjera hibride, kryesisht të perimeve, paraqesin një fuqi tepër të ulët prodhuese duke sjellë dëme të mëdha tek fermerët. Por mungesa e autoriteteve dhe mundësitë e pakta që kanë fermerët për të fituar drejtësinë, bën që skandale të tilla të mbeten të fshehura dhe në harresë.


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipris prmes nj raporti te fundit bn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajn monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta q ofrojn kompanit celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online