SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Jeta e biznesit > Shqipëria renditet e 65-ta për liritë ekonomike

Shqipëria renditet e 65-ta për liritë ekonomike

19-09-2008

Instituti Kanadez "Fraser" ka realizuar një studim për zhvillimin ekonomik në rajon dhe në botë Shqipëria është renditur e 65-ta në listën e 141 vendeve përsa i përket lirive ekonomike. Ka qenë Instituti Kanadez "Fraser" ai që ka realizuar këtë raport për vendin që i përket vitit 2007.

Në këtë raport janë marrë në studim tregues të ndryshëm, si zbatimi i ligjit dhe të drejtat e pronës, madhësinë e qeverisë, kredinë për ekonominë, punësimin etj.

Në një sërë treguesish vendi renditet në një pozicion të mirë, duke lënë pas një sërë vendesh. Shqipëria renditet në vend të 65 dhe pas saj vjen në renditje Ghana, Armenia dhe Bullgaria. Vendi që renditet i pari në këtë studim në shkallë botërore është Hong Kongu dhe pas tij vjen Singapori.

Ndërsa të fundit në botë përsa i përket lirive ekonomike realizuar nga Instituti Kanadez "Fraser" renditet Zimbabwe. Përmirësimi në renditjen botërore të vendit përsa i përket zhvillimeve ekonomike është bërë i ditur pak ditë më parë edhe nga ana e Bankës Botërore, në raportin e saj për biznesin.

Por biznesi në vend bën të ditur se ende konstatohen probleme të mëdha infrastrukturore ku përfshihen konkurrenca e pandershme, taksat e larta dhe korrupsioni në rritje. Por këto raporte mbeten për t’u interpretuar pasi një tregues që vlerësohet në rritje të fortë, mund të sjellë edhe ndryshimin tërësor të renditjes. Në raportin e fundit të BB vetëm mbrojtja e investitorëve ishte një nga treguesit që kishte ndryshuar tërësisht renditjen e vendit në listën botërore.


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndërtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipërisë përmes një raporti te fundit bën te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnë monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta që ofrojnë kompanitë celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online