Krahas ushqimeve të ndryshme e të shumta; të binte në sy rakia që vinte nga Mallakastra, konjaku i famshëm
Danimarke - Produktet tona dhe menyja shqiptare ishin të pranishme ne një aktivitet kulturor te organizuar nga Organizata e kulturës Ndërkombëtare KUKS ne Danimarke (Kopenhagen).
Fale Ambasadës shqiptare në Danimarkë, Shqipëria kishte nje vend special në këtë aktivitet. Krahas ushqimeve të ndryshme e të shumta, binte në sy rakia që vinte nga Mallakastra dhe konjaku i famshëm "Skënderbeu", te gjitha te përgatitura nga Fejzal Dalipi.
Ne po te njejten tavoline ku ndodhej flamuri kombëtar dhe fotografia e Nënë Terezës, ndodhesin materiale të tjera që promovonin turizmin shqiptar, ku i ftonin biznesmenët shqiptare dhe danez qe te njiheshin me resurset qe ofron turizmi shqiptar. Në këtë aktivitet morën pjesë dhe specialitete nga kuzhinat e 50 shteteve.
Gatimet shqiptare tërhoqën vëmendjen e publikut, të cilët dhanë vlerësimet më të mira. Në të vërtetë ushqimi shqiptar ishte me i kërkuari.
Te pranishmit shprehen falet me te mira për përgatitjen e këtij panairi dhe falënderuan ambasadën shqiptare për profesionalitetitn qe tregoi ne këtë aktivitet. Ngjarja i shërbeu vlerësimit te Shqipërisë ne arenën ndërkombëtare Skandinave dhe u hapi rruge te mëtejshme bashkëpunimit mes te dy shteteve tona.
Ne nje interviste, personeli i ambasadës tha se aktivitete te tjera janë planifikuar të bëhen ne të ardhmen me institucionet daneze. Për këtë, stafi ftoi dhe bashkatdhetarët te marrin pjese, me qëllimin e afirmimit te vlerave tona me te mira kombëtare.