SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Jeta e biznesit > Sietėl, njė qėndėr e rėndėsishme pėr teknologjinė dhe tregėtinė amerikane ($)

Sietėl, njė qėndėr e rėndėsishme pėr teknologjinė dhe tregėtinė amerikane ($)

A.Zheku
31-10-2007

Qyteti Sietël (Seattle) në shtetin veri-perëndimor amerikan të Uashingtonit është bërë një qendër e rëndësishme për teknologjinë dhe tregëtinë amerikane, me industri dhe biznese që përfshijnë prodhimin e avionëve, programeve kompjuterike dhe kafesë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan, qyteti port pranë brigjeve të Paqësorit, po përfiton nga rritja e lidhjeve tregëtare me vende të tjera të botës.

Në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, Sietël është rritur nga një qytet i fjetur peshkimi dhe përpunim druri, në një qendër komerciale të teknologjive të reja. Qyteti ka rreth tre milionë e gjysëm banorë dhe gjigandi i programeve kompjuterike Microsoft i ka zyrat në Sietël.

Mbi 130 firma bioteknologjike dhe gjigandi i aeronautikës Boing, i kanë zyrat po në këtë qytet. Avioni i ri i Boingut, 787 Dreeamliner prodhohet aty. Avioni është me gjashtë muaj vonesë, dhe pritet të jetë gati për klientin e parë, shoqërinë ajrore Nipon të Japonisë, në fund të vitit të ardhshëm.
 
Mike Callaghan
Mike Callaghan është menaxher prodhimi për Boeingun. Ai thotë se synimi i kompanisë është të ofrojë avionë të tipeve të ndryshme. "Ideja është t’u ofrojmë konsumatorëve tanë shumëllojshmëri avionësh që janë efiçentë dhe të aftë për të shkuar në pika të ndryshme, si të thuash nga Sietël në Sidni apo nga Sietël në Los Angelos apo në Singapor ".
 
Rob Walgren
Sietël tregëton me Kinën dhe vende të tjera aziatike dhe një e treta e vendeve të punës janë të lidhura me eksportin. Rob Walgren është zëdhënës i Portit të Sietël. Ai thotë se portet e tjera të Paqësorit, si Oakland, Los Anxhelos dhe Long Beach konkurojnë për të njëjtat ngarkesa."Sietël njihet si porti me lehtësitë më të mëdha. Këtu mund të të sjellësh dhe nxjerrësh çdo ngarkesë”. Ngarkesat shkojnë më pas në pjesë të tjera të vendit përmes linjave hekurudhore apo rrugore.

Sietël është gjithashtu qendra e firmës Starbuck dhe konkurentëve më të vegjël që përmbushin kërkesat në rritje për kafe. Tully’s, themeluar në vitin 1992, ka 90 dyqane në mbarë Shtetet e Bashkuara. Një partner japonez operon më shumë se 300 dyqane nën emrin Tully’s Coffee Japan.

Mjeshtëri i pjekjes së kafesë Brian Speckman thotë se kafeja Tully’s përgatitet në mënyrë tradicionale. "Për vetë natyrën e pjekjes së kafesë është e rëndësishme që të bëhet nga artizanë me përvojë dhe jo nga kompjuterat. Procesi ndryshon çdo orë dhe varet nga sasia". Ai thotë se ata bëjnë ndryshime të vogla bazuar në ngjyrën dhe aromën.
 
Mike Mracheck
Shtetit i Washingtonit rrit gjithashtu fruta për eksport dhe verërat e tij të prodhuara në lindje të Luginës Kolumbia kanë filluar të njihen në tregun ndërkombëtar thotë prodhuesi i verërave Mike Mrachek. "Washingtoni ka një reputacion botëror për mollët dhe qershitë dhe të njëjtën gjë e ka edhe në industrinë e verës. Ne rrisin rrush me cilësi".

Sietël bëri bujë në vitin 1999 kur aktivistët kundër globalizimit bllokuan qytetin gjatë një takimi të Organizatës Botërore të Tregëtisë. Por Seattli po globalizohet gjithnjë e më shumë. Ashtu si qytete të tjera në rritje, Sietël ka problemet e tij nga rritja e kostove të shtëpive tek mbipopullimi. Autostradat e ngarkuara, dyndja në qytet dhe infrastruktura janë çmimet që Sietël po paguan për zgjerimin e tij. Megjithatë banorët thonë se qyteti me pamje piktoreske nga deti dhe me ekonominë në rritje, është një nga vendet më të mira për të jetuar në Amerikë.


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online