Komisioni i BE-së deklaroi se kompania amerikane "Microsoft" ka rënë dakord të zbatojë vendimin e ndëshkimit antimonopolist ndaj saj.
Komisionerja e BE-së për çështjet e konkurrencës, Neelie Kroes tha se kompania "Microsoft" ka rënë dakord t'u japë rivalëve të prodhimit të serverit informacionet teknologjike "të përgjithshme e të sakta" sipas kushteve racionale dhe jodiskriminuese, kështu që softet e tyre mund të jenë të përputhshme me sistemin "Windows". Ajo tha se BE-ja do t'i kushtojë vëmendje gjendjes së zbatimit nga kjo kompani.