Pavarësisht se ka me shume se katër strategji për nxitjen e investimeve te huaja dhe disa te tjera, qe i shërbejnë kësaj linje Shqipëria, si ne çdo aspekt tjetër te zhvillimit ekonomik, mbetet vendi i fundit ne rajon për thithjen e kapitalit te huaj. Aq sa përfiton për një vit Kroacia nga investitorët e huaj, Shqipëria i realizon për 10 vite. Diferenca lidhet me shume faktorë, qe fillojnë nga destabiliteti politik, infrastruktura e dobët, çështjet e pronësisë, zbatimit te ligjit, informalitetit, sigurisë etj. Por nga ana tjetër, vendi ynë paraqet potencialet me te mëdha ne rajon për kapitalin e huaj, për shkak te pozitës gjeografike, kostove te ulëta te krahut te punës, resurseve natyrore te pashfrytëzuara ne turizëm, energjetike, industri etj.
Por, kur shohim shifrat e ulëta, vetëm disa dhjetëra milionë euro qe mund te marre vendi ynë ne një vit ne krahasim me miliardat qe marrin vendet e rajonit, qartësohemi se disavantazhet qe ofron Shqipëria për investitorët e huaj janë me te mëdha se avantazhet. Këto dy vitet e fundit janë marre disa masa ne drejtim te marketingut dhe përmirësimit te klimës se biznesit, por ende nuk dihet se sa do te ndikojnë ne realitet. Thjeshtimi i procedurave për regjistrimin e biznesit, thjeshtimi i procedurave te licencimit, lehtësimi i procedurave doganore dhe tatimore, përmirësimi i procedurave te ankimimit administrativ, reduktimi i ekonomisë informale, ligji i ri koncesioneve etj.
Për shkak te këtyre zhvillimeve këtë vit janë ofruar investitorë potenciale ne sektorin e bankave dhe te sigurimeve. Kompania austriake e sigurimeve, UNIQA dhe grupi bankar francez, Societe Generale, janë futur ne tregun shqiptar këtë vit. Qeveria ka lidhur disa kontrata disa milionë euro për investime ne sektorin e çimentos dhe te gazit.
Por çdo strategji potenciale për thithjen e investimeve te huaja do mund te dështonte, nëse nuk dihet paraprakisht perceptimi i imazhit te vendit. Ndonëse nuk ka pasur një studim te mirëfillte për te përcaktuar imazhin e Shqipërisë ne bote, është me se e qarte, qe ne këtë drejtim ka shume pune për te bere, sidomos ne vendet fqinje evropiane si: Italia, Greqia, por edhe Austria, Gjermania dhe vendet e rajonit me te cilat marrëdhëniet e biznesit janë me intensive dhe me interes reciprok.