SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Teknologji > Merr frymė thellė dhe mendo Marilyn Monroe

Merr frymė thellė dhe mendo Marilyn Monroe

Marilyn Monroe
22-11-2007

Të frymëzuar nga teoria kuantike? Konfuzë nga relativiteti? Marcus Chown ka shkruajtur një libër që e thjeshton gjithçka.

A e dini se ju plakeni më ngadalë kur qëndroni në katin e parë të një shtëpie se sa në katin e dytë të saj? Ose se çdo herë që merrni frymë ju merrni edhe një atom të nxjerrë nga hunda e Marilyn Monroes?

A e dini se nëse gjithë hapësira boshe do të hiqej nga lënda, njeriu do të futej lehtësisht në një kub të vogël?

Është e vërtetë se shkenca është shumë më e çuditshme edhe se vetë ngjarjet.

Asgjë nuk e përshkruan këtë më mirë se sa teoria quantike dhe relativiteti – binari binjak i shkencës së shekullit të 21. Relativiteti i ka dhënë përgjigje formimit të vrimave të zeza, dhe ka treguar se universi e ka një fillim.

Ndërsa teoria kuantike ka bërë të mundur krijimin e botës moderne, duke na dhënë lazerat, kompjuterët dhe iPodet. Ajo nuk është marrë me faktin se pse dielli shkëlqen apo pse toka është e ngurtë.

Merruni me faktin se ju vazhdimisht po merrni një pjesë nga fryma që ka lëshuar dikur Merylin Monroe. Është pak të thuash se kjo është një pasojë direkte e teorisë kuantike. Megjtihatë, ajo është e lidhur me karakteristikat e atomit, cengeli rreth të cilit jemi lidhur të gjithë, dhe teoria kuantike është një përshkrim i kësaj bote të vogël mikroskopike.

Gjëja më e rëndësishme është se atomet janë të vogla. Duhen më shumë se 10 milionë atome të hidhen në këtë letër për të shkruar këtë fjali.

Kjo do të thotë se sa herë që ju nxirrni frymë, triliona atome shpërhapen me shpejtësi në ajër.

Kështu era mund ti shpërhapë ato pa shumë vështirësi në hapësirën e tokës.

Si rrjedhim nuk është çudi që në çdo centimetër katror toke të ketë një ose 2 atome nga fryma që ju nxorrët.

Kështu sa herë që dikush merr frymë ai mund të thithë gjithashtu edhe atome të nxjerra nga ju ose nga Marilyn Monroe, Aleksandri i Madh etj.

Tom Stoppard bëri më të mirën kur përshkroi elektronin i cili vinte rreth bërthamës në qendër të një atomi.

Nëse është një atom hidrogjeni, atëherë ai ka një elektron të vetëm ashtu si miza në një katedrale.

Është e vështirë të bëhet një përshkrim më i detajuar për të kuptuar sa të parëndësishëm, sa fantazma jemi ... të gjithë ne.

Pse atomet janë kaq bosh? Ose thënë ndryshe pse atomet janë kaq të mëdha krahasuar me bërthamën e tyre të vockël, të vockël.

Kjo e gjitha shpjegohet me karakteristikat e botës quantike – ajo ka një natyrë të çuditshme, të çrregullt.

Për të shpjeguar këtë po marrim migrenën.

Fizikantët kanë pranuar se elektronet dhe pamja e tyre janë të ndryshëm nga cdo gjë tjetër në botë.

Cështja është se një dallgëzim zë një hapësirë të madhe. Kjo është arsyeja që elektronet duke qenë në lëvizje, nuk mund të qëndrojnë në një volum të vogël dhe kjo është arsyeja pse atomet janë kaq të mëdha – dhe përbëhen nga 99.9999999999999% hapësirë boshe.

Duke marrë të qënësishme këtë fakt, një atom mund të jetë në dy vende të ndryshme njëkohësisht, dhe ato mund të komunikojnë me njëri tjetrin në çast.

Teoria kuantike është gjithashtu e çuditshme.

Kështu sa më shpejt të ecni, aq më të dobët bëheni. Kjo është pasojë e teorisë ‘speciale’ të relativitetit, e publikuar në vitin 1905 nga Anjshtajni.

Anjshtajni e zgjeroi teorinë e tij dhe e publikoi në vitin 1915. Kjo u quajt gjithashtu edhe teoria e gravitetit.

Ai zbuloi se ngadalësimi i kohës nuk ndodh vetëm për trupat të cilët lëvizin shumë shpejt por edhe për trupat të cilët ndodhen nën gravitet të lartë.

Kjo është pasoja se pse ju plakeni më ngadalë në katin e parë të një shtëpie se sa në katin e dytë të saj. Pse?

Pasi në katin përdhes, ju jeni më afër qendrës së Tokës, kështu që graviteti është më i madh se në katin e dytë.

Sigurisht që në jetën e përditshme, ky është një efekt shumë shumë i vogël.

Megjithatë, afër trupave me gravitet të madh, si vrimat e zeza, ky dallim bëhet shumë i madh. Kështu nëse ndodhemi afër një vrime të zezë, koha do të ngadalësohej kaq shumë, sa që do të shikonim të gjithë të ardhmen e universit të kalonte me shpejtësi.

Duke u nisur nga ky efekt i mistershëm, teoria më e madhe e relativiteti është se universi e ka një fillim.

Sipas vlerësimeve aktuale, mendohet që universi të jetë krijuar 13.7 miliardë vjet më parë gjatë një shpërthimi të titanikut të quajtur Big Bank.

Mikrovalët janë një formë drite, dhe janë bërë nga pjesë të quajtura fotone. 99% e fotoneve në univers nuk janë rezultat i dritës së yjeve, por janë lidhur gjatë kohës së nxehtësisë së Big Bangut.

Nëse do të shiheshin mikrovalët, atëherë qielli gjatë natës do të dukej si një klub i ndriçuar nga të gjitha anët me drita.

Tani në botën e sotme çdo gjë është e mundur dhe Teoria kuantike është një nga teoritë e të ardhmes që do të ndryshojë edhe njëherë teknologjinë dhe jetët tona.


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online