Shkencëtarët kanë lajmëruar se kanë krijuar impulsin më të fuqishëm me antilëndë. E formuar nga pozitronë (elektronet e antilëndës) të emetuara nga një pllakë e madhe dhe e fokusuar në një tufë, fuqia e burimit kalon rekordin e mëparshëm të eksperimentuar në Mynih, Gjermani.
Në fillim të këtij muaji, studentët dhe reaktori bërthamor PULSTAR në fakultetin e Karolinës së Veriut panë një rreze 5 herë më të fuqishme nga ato që ishin emetuar ndonjëherë nga njeriu. Kjo u krijua nga një pajisje e cila duhe e ngjashme me reaktorin e shpejtësisë tek telefilmi Star Trek.
Në të vërtetë reaktori PULSTAR është një pajisje mbresëlënëse. Ajo formohet nga një dyzinë komponentësh të ndryshëm, të cilët kur punojnë së bashku krijojnë një reaktor kërkimor me fuqi 1 megavat. Kjo mundësohet nga toptha zirkoniumi të mbushura me dioksid uraniumi.
Qendra kërkimore PULSTAR ka një fushë të gjerë qëllimesh mësimore. P.sh., një varietet pajisjesh përdoren për shërbime analitike. Alalizuesi i Aktivizimit të Neutroneve mundëson institucion akademik si edhe agjensitë e shtetit dhe ato federale, po ashtu edhe kompanitë komerciale në të gjithë vendin, me të dhëna nga kërkimet që bëhen aty. Shërbime trainimi mbi matjet e rrezatimeve gjithashtu bëhen në këtë qendër.
Me krijimin e kësaj rrezeje fizikantët po mundohen ta përdorin këtë në praktikë. Me anën e kësaj mund të studiohen tipet e reja të materialeve që përdoren në shumë aplikime. Kjo përfshin spektrometra me antilëndë si dhe një mikroskop deri tani teorik, i cili mund të depërtojë shumë më thellë në botën atomike në krahasim me ato të sotmit. Ky mund të zbulojë të dhëna të reja të pamundura për mikroskopët e sotëm.