Një investim prej 45 milion $ i jep Makrovizionit çelsin e teknologjisë mbrojtëse të përmbajtjes së disqeve Blu-ray.
Sipas një lajmi në shtyp të nxjerrë sot, Makrovizion zotëron SPDC, Qendrën Kërkimore të Kriptografisë, teknologjinë e ruajtjes së përmbajtjeve dixhitale e cila përfaqson një degë të BD+, një nga elementet kyç në platformën e sigurisë në formatin Blu-ray. Makrovizion thotë se blerja përmban disa patenta, kode softesh sigurie, dhe kontrata konsumatorësh dhe partnerësh. Në mbyllje të blerjes, Makrovizion do të jetë liçensuesi i parë i teknologjisë BD+ në studiot e filmave.
BD+, një makinë virtuale e stampuar në pajisjet lexuese Blu-ray, ka qenë adoptuar nga Shoqata e disqeve Blu-ray si një shtresë e shtuar në mbrojtjen e të dhënave në mediat Blu-ray. Po të krahasohet me teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dixhitale të DVD, BD+ mund të përgjigjet në mënyrë dinamike rreziqeve të sigurisë meqë BD+ është integruar në të dy, si tek lexuesit e disqeve Blu-ray po ashtu edhe tek disqet Blu-ray, thotë Makrovizion. Makina virtuale dhe API-të janë integruar drejtpërdrejt në lexuesit e mediave duke komunikuar me kodet me disqet, të cilat mund të vërejnë dhe ndonjë modifikim ose ndryshim të kodeve.
Nërsa BD+ është konsideruar një element kritik i Blu-ray DRM, ndodhen që tani metoda për kapërcimin e tyre. Slysoft nxorri një version jo të përfunduar të softit AnyDVD HD, i cili mund të jetë i aftë të thyejë teknologjinë mbrojtëse të të dhënave.