Halo 3 i dha Xbox 360-ës një goditje të madhe në shtator, por muajin e fundit Wii rifitoi vendin e tij në numrin e shitjeve në US.
Sipas NPD, Wii shiti 519,000 njësi muajin e fundit, një sasi prej 18,000 njësish më tepër se shitjet në shtator. Playstation 3 gjithashtu pati një rritje, duke shitur 121,000 njësi në tetor, kurse në shtator 119,000 njësi.
Xbox 360 ishte e vetmja pajisje, e cila pati rënie të madhe që nga shtatori. Shitjet e shtatorit ishin 527,800 njësi. Kjo e vë atë nw krye në lidhje me Wii, e cila ka mbajtur vendin e parë prej rreth 8 muajsh të numrit të shitjeve.
Sidoqoftë, muajin e fundit Xbox 360 ra në 360,000 njësi. Shitjet e Playstation 2 në tetor ishin 184,000 njësi, ndërsa PSP dhe DS erdhën me 286,000 njësi dhe 458,000 njësi respektivisht.
Loja Halo 3 është më e shitura, me 3.3 milion kopje të shitura në shtator. Në tetor, ajo pati rreth 433,800 njësi të shitura. Duke zënë vendin e parë në 5 lojërat më të shitura ku loja "Guitar Hero III" për Xbox 360 (383,200 njësi), "Guitar Hero III" për Wii (286,300 njësi), "Guitar Hero III" për PS2 (271,100 njësi), dhe "The Legend of Zelda: Phantom Hourglass" për DS (262,800 njësi).