Vitet e fundit, industria e automjeteve e Kinës ka ruajtur gjithmonë prirjen e rritjes së shpejtë, sidomos qysh nga fillimi i shekullit të 21-të, sasia e prodhimit të automjeteve me të drejtat e pavarura të pronësisë intelektuale dhe me marka të veta është shtuar shumë shpejt. Kohët e fundit, nënkryetari i Federatës së Industrisë së Makinerive të Kinës Zhang Siaoyu tha në Pekin se Njëkohësisht, Kina ka hartuar politika dhe ka marrë masa për zhvillimin e automjeteve të tipit të kursimit të energjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Qysh nga fillimi i shekullit të 21-të, sasia e prodhimit të automjeteve të Kinës u rrit 25% në vit. Sasia e prodhimit të vitit 2006 të automjeteve të Kinës arriti në 7 milionë e 200 mijë, duke zënë vendin e 3-të në botës vetëm pas SHBA-së dhe Japonisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të korrespondentëve të Radios sonë, nënkryetari i Federatës së Industrisë së Makinerive të Kinës, z. Zhang Siaoy tha gjithashtu, se vitet e fundit, në procesin e zhvillimit të industrisë së automjeteve, Kina i ka kushtuar gjithmonë rëndësi përmirësimit të aftësisë krijuese të industrisë së automjeteve si dhe ka dhënë përkrahjen e madhe të krijimit të një politike të favorshme dhe të sigurimit të fondeve për studimin dhe zhvillimin e teknologjive bazë të industrisë së automjeteve. Krijimi i pavarur i industrisë kineze ka pasur rezultate të dukshme.
"Gjatë disa vjetëve të fundit, industria e automjeteve, sidomos krijimi i pavarur i industrisë së automjeteve ka pasur disa rezultate të dukshme. Ne kemi plotësuar pjesën kyçe të teknologjive, p.sh motorë dhe disa pjesë elektronike."
Grupi i parë i industrisë së automjeteve të Kinës i përmbahet gjithmonë krijimit të pavarur për të krijuar sistemin e studimit dhe të zhvillimit. Qysh nga viti 2000, ky grup investoi 7 miliardë juanë në këtë fushë, duke prodhuar 100 modele të ndryshme automjetesh. Tani, teknologjia e motorit të veturës e studiuar dhe e prodhuar nga grupi investues ka arritur në nivelet bashkëkohore botërore, duke plotësuar kërkesën e veturave të niveleve të larta dhe të mesme për cilësinë e motorit.
Drejtori i përgjithshëm i këtij grupi Zhu Yanfeng tha se Grupi i parë i industrisë së automjeteve do të investojë më shumë fonde në ngritjen e mëtejshme të aftësisë së pavarur krijuese.
"Gjatë planit të 11-të pesëvjeçar ( nga viti 2006 deri në vitin 2010), ne do të investojmë 13 miliardë e 300 milionë juanë në ngritjen e nivelit të studimit dhe të shfrytëzimit të softeve."
Qysh nga pranimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, Markat e automjeteve të prodhuara nga Kina kanë tërhequr vëmendjen e madhe në tregun ndërkombëtar. Vitin e kaluar, sasia e automjeteve të eksportuara nga Kina u shtua 11 herë në krahasim me vitin 2000. Këto automjete me të drejtat e pavarura të pronësisë intelektuale dhe me marka të pavarura u eksportuan kryesisht në rajonin e Azisë Juglindore, rajonin e Lindjes së Mesme, Rus etj.
Për të zhvilluar automjetet e tipit të kursimit të energjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit, vendi ynë do të zbatojë një sërë politikash të favorshme në fushën financiare.
"Kina po harton politika të favorshme në fushën e shitjes. Drejtoria e Përgjithshme shtetërore për çështjet e taksave po merr masa konkrete në fushën e të ardhurave të taksave."