SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Teknologji > Kompjuteri DNA punon nė qelizat e njeriut ($)

Kompjuteri DNA punon nė qelizat e njeriut ($)

Mirela Bela
22-10-2007

Kompjuter i thjeshtë biologjik mund ndonjëditë të kryejë diagnoza komplekse të kancerit dhe sëmundjeve të tjera nga brenda qelizave të veçanta.

Në foto ndodhet një skemë e një kompjuteri DNA i cili përdor pjesë të shkurtra të RNA për të çaktivizuar genet që janë futur në qelizën e njeriut.

Kërkuesit  kanë dizenjuar një tip të ri kompjuteri DNA i cili punon në qelizat e njeriut, ndoshta duke hapur rugën e një teknologjie të re, e cila mund të largojë qelizat e infektuara nga ato të shëndetshme. Sistemi punon në një proçes të quajtur interferenca RNA (RNAi) në të cilin molekula të vogla të RNA ndalojnë një gen që të prodhojë proteina.

Qëllimi është që tëe injktohen qelizat e njeriut me DNA për të kuptuar nëse ato janë të sëmura ose jo, duke u bazuar vetëm në përzierjen e molekulave brenda qelizës. Duke ndjerë sëmundjen DNA mund të aktivizohet dhe të shërojë qelizën. Kjo teknologji është akoma e largët. Tani për tani shkencëtarët po mundohen të kthejnë DNA në kompjutera të cilët mund të detektojnë disa lloje kombinimesh të molekulave të ndryshme dhe të prodhojnë si reagim molekula të tjera.

Vështirësia kryesore është se si të krijohet një "kompjuter molekular" të aftë të marrë vendime, thotë bioinxhinier Yaakov Benenson në Universitetin Harvard. Kërkuesit kanë dizenjuar tuba testimi të fuqishëm kompjuterash DNA të cilat mund të kryejnë llogaritje llogjike të thjeshta, por ka akoma punë që ato të punojnë nëpër qelizat e njeriut, thotë Benenson.

RNAi është diçka që qelizat e bëjnë natyrshëm. Qelizat prodhojnë ato që njihen si interferenca të shkurtra të RNA (siRNA) të molekulave, të cilat njohin sekuencat e DNA-së koresponduese në gene dhe duke i bllokuar ato.

Benenson dhe kolegët e tij krijuan një gen që të jetë i ndjeshëm në disa siRNA të ndryshme. Në rastin më të thjeshtë, ata futën një molekulë siRNA për të bllokuar një gen të përcaktuar, i cili kodon një proteinë fluoreshente.

Në princip teknika RNAi mund të arrijë nivele të larta komplksiteti, thotë Benenson, duke i bërë genet të ndjeshme në gjithmonë e më shumë siRNA në kombinacione të ndryshme.


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online