ROCHESTER, N.Y., korporata Kodak lajmëron për një bashkëpunim me një firmë në Taivan që prodhon ekrane, për të ndërthurur teknologjinë OLED tek ekranët.
Liçenca i mundëson firmës Kodak i mundëson Chi Mei EL (CMEL), një zëvendësi të Chi Mei Optoelectronics (CMO), të bazuar në parkun shkencor në jug të Taivanit, për të përdorur teknologjinë OLED në një varietet ekranësh të vegjël e të mesëm në dimensione siç janë ato të celularëve, kamerave dixhitale etj. Kjo i mundëson CMEL-it të porosisë materialet e nxjerra nga Kodak për ti përdorur në prodhimin e ekranëve. Termat financiarë të kësaj marëveshje nuk janë bërë të ditura.
CMEL përdor OLED në një varietet aplikacionesh. Kompania kryesore e saj është prodhuese e ekranëve LED (TFT-LCD).
Marrëveshja e Kodak me CMO dhe CMEL tregon se interesi mbi OLED po vazhdon të rritet thotë Mary Jane Hellyar presidente mbi bizneset e ekranëve të Kodak-ut dhe zëvendës presidente në Eastman Kodak.
Kodak zhvilloi teknologjinë e molekulave të vogla OLED në fund të viteve 1980 dhe thuhet se ka nxjerrë më tepër se 1800 patenta në mbarë botën. OLED përmban filma të hollë organikë të cilat emetojnë dritë kur nëpër to kalon rrymë elektrike. Avancimet e fundit mbi OLED kanë bërë të mundur që ato të emetojnë në të gjithë spektrin e ngjyrave standarte të standarteve dixhitale NTSC dhe RGB. Të mirat në lidhje me LCD janë një kontrast më i lartë, një përgjigje më e shpejtë e dritës në lidhje me lëvizjen e pamjes në ekran, një pamje me kënd 180 gradë, ekrane më të hollë dhe një kosto më e ulët prodhimi.