Qeliza diellore organike që konvertojnë 6.5% të dritës rënëse në energji të përdorshme janë krijuar me një model të ri i cili përmban dy pjesë disa shtresore të cilat veprojnë me njëra-tjetrën për të rritur rendimentin e tyre.
Megjithëse Qelizat diellore organike kanë disa vjet që janë prodhuar, efektshmëria e tyre konvertuesë e energjisë ka qenë relativisht e vogël rreth 5%, kjo ka qenë një pengesë për përhapjen e saj në treg.
Kërkuesit në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe nga Instituti shkencor dhe Teknologjik Gëangju në Korenë e Jugut krijuan qeliza më efiçente duke ndryshuar përbërjen e tyre. Ky dizajn i ri bashkon 2 qeliza fotovoltaike në një të vetme, secila me karakteristika të ndryshme thithjeje të dritës, duke bërë të mundur përthithjen e një sasie më të madhe fotonesh drite pasi i përkasin një spektri më të gjerë elektromagnetik. Shtresa e sipërme thith një brez më të ngushtë valësh drite kurse pjesa e poshtme një brez më të gjerë.
Elementi më i rëndësishëm është shtresa transparente e oksidit të titanit e cila ndan shtresat dhe që krijon, përshkak të dritës që depërton në të, diferencën e potencialit elektrik.
Kjo skuadër e cila gjithashtu përfshin dhe Alan J. Heeger, një profesor në Universitetin e Kalifornisë, i cili ka fituar dhe çmimin Nobel në kimi në vitin 2000, raporton se do të rrisë në të ardhmen nivelin e efikasitetit, gjithashtu thuhet se brenda tre viteve këto panele do të nxirren në treg ne 8-12-007