Imagjinoni një ekran të hollë sa trashsia e një letre i cili mund të mbështillet në një tup të hollë, ose mund të mbështillet rreth objekteve siç janë celularët, që mund të bjerë në tokë ose të goditet dhe përsëri të mos dëmtohet. Ky ekran me ngjyra të një cilësie të lartë, me pamje shumë të qarta dhe lëvizje me kualitet të lartë të cilat mund të shihen nga të gjitha anët me po atë cilësi të lartë konsumon shumë pak energji. Këto ekranë të përbërë nga dritat organike LED (OLED) shumë shpejt do të bëhen realitet.
Në Universitetin Princeton në Neë Jersey dhe në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, Los Angeles, kërkuesit po zhvillojnë një gjeneracion të ri dritash organike OLED, të cilat kanë veti të larta fosforeshence.
Përdorimi i ekranëve fosforeshentë OLED ul së tepërmi konsumimin e energjisë në krahasim me ekranët LED, duke zgjatur jetën e baterive. Zvogëlimi i sasisë së rrymës që kalon në ekran ul temperaturën e tij duke çuar në rritjen e kohës së përdorimit të këtyre ekranëve.