" />
 


    SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Legjislacioni > Kakavije, grekėt mbyllin kufirin, emigrantėt 8 orė nė rradhė

Kakavije, grekėt mbyllin kufirin, emigrantėt 8 orė nė rradhė

Blerim Kore
24-08-2007

Megjithëse pala greke kishte premtuar se do të përfundonte në orën 16.00 të së enjtes ndërhyrjen teknike në sistemin kompjuterik në doganën e Kakavijes sërish bllokimi i dhjetra emigrantëve në mjediset e doganës shqiptare ka zgjatur më shumë sesa ishte parashikuar. Puna ka rrifilluar normalisht vetëm në orën 17.20 të mbasdites të së enjtes çka ka bërë që emigrantët të presin rreth 8 orë në mjediset e doganës shqiptare. Prej orës 10.00-17.20 të së enjtes qindra emigrantë kanë qëndruar nën diellin përvëlues të gushtit në pritje të hyrjes në tokën greke. Sipas komandantit të policisë së Kakavijes Zijadin Allara, gjatë kësaj kohe nga sportelet e doganës shqiptare janë përpunuar dokumentat për rreth 3 mijë emigrantë, 150 autovetura dhe 16 autobuzë udhëtarësh.

Pala greke ka paralajmëruar disa ditë më parë homologët e saj shqiptarë në Kakavije se puna do të ndërpritej për një ndërhyrje teknike në sistemin e kompjuterave të doganës greke. Kjo ndërprerje e punës në doganën greke ka bërë që emigrantët shqiptarë pasi kanë kaluar pushimet verore në vendlindje gjatë rrugës së kthimit për në Greqi të qëndrojnë për orë të tëra nën temperaturat tejet të larta në mjediset e doganës shqiptare. "Nuk do të isha nisur fare pot a dija se punët do të shkonin kështu" thotë një emigrant nga Lushnja ndërsa mundohet ti shpëtojë diellin përvulues nën një hije të improvizuar me amballazhe kartoni. Për 8 orë me rradhë nga ana e palës greke ka zgjatur bllokimi I punës edhe në doganën e Tri Urave në Përmet por duke qenë se fluksi i lëvizjes në këtë doganë është i vogël nuk janë shënuar rradhë të gjata pritjeje


Ndërkohë nga ana e saj Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë ditës së enjte ka marrë të gjitha masat për të mbajtur nën kontroll fluksin e lëvizjes së automjeteve në rrugët kombëtare në drejtim të të dyja doganave. Një numër i përforcuar agjentësh policor janë përqëndruar edhe në mjediset e doganës së Kakavijes e cila përballon fluksin më të madhe të lëvizjes së emigrantëve në drejtim të Greqisë. Gjatë mbasdites të së enjtes dhe përfundimit të ndërhyrjes teknike në sistemin kompjuterik doganat shqiptare dhe greke të Kakavijes kanë punuar me 12 sportele seicila për të shmangur pritjen gjatë natës të emigrantëve që ishin bllokuar në Kakavijen shqiptare si shkak I pezullimit të punës për arsye teknike nga dogana greke.
 
 

Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online