SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Kompanite > Operatori i katërt celular përgatitet për t’u futur në treg

Operatori i katërt celular përgatitet për t’u futur në treg

Julian Llupo
19-09-2008

Tregut të telefonisë celulare në vend, pritet t’i shtohet edhe një kompani tjetër e katër, krahas “AMC sh.a.”, “Vodafone Albania” si dhe “Eagle Mobile”, e cila parashikohet të ketë një efekt konkret në uljen e çmimeve të telefonisë celulare në Shqipëri. Kjo është të paktën deklarata zyrtare e bërë nga ana e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Por nga ana tjetër edhe pas futjes së kompanisë së tretë në treg, konkurrenca në çmime mungon. Qeveria ka përgatitur edhe një strategji, për të detyruar kompanitë celulare që të orientojnë çmimet drejt kostos, por kjo strategji mbetet ende në letër dhe konsumatorët nuk kanë përfituar asgjë deri tani. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, u shpreh dje se është shpallur kërkesa për shprehje interesi për operatorin e katërt GSM (Global System for Mobile Communication) dhe është përgatitur projektvendimi për rregullat e prokurimit të licencës së katërt.

Aktualisht në tregun vendas operojnë tre kompani celulare. “Albanian Mobile Communications” operon në vendin tonë që nga muaji gusht i vitit 2000, “Vodafone Albania” që nga viti 2001 dhe “Eagle Mobile”, pjesë e paketës së privatizimit të “Albtelekom”, që nga muaji mars i vitit 2008 . Në kuadër të përmirësimit të tregut, qeveria ka miratuar metodologjinë e rregullimit të tarifave të operatorëve të telefonisë celulare dhe “Albtelekom”, duke vendosur çmime tavan për kompanitë, çka do të thotë që me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të bisedosh nëpërmjet telefonisë celulare do të kushtojë deri në 36% më pak. Në shumë vende është e pranuar tashmë gjerësisht, që në këtë treg kërkohet me domosdoshmëri që të ketë një strategji për uljen e çmimeve dhe orientimin e tyre drejt kostove.


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipris prmes nj raporti te fundit bn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajn monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta q ofrojn kompanit celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online