SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Kompanite > “Alitalia” mbetet pa karburant

“Alitalia” mbetet pa karburant

19-09-2008

Ndërsa qeveria dhe industrialistët italianë u përpoqën pa sukses të bindnin sindikatat për të gjetur një formulë shpëtimi për kompaninë italiane të fluturimeve ajrore “Alitalia”, avionët e saj nuk arritën të fluturonin dje për shkak se nuk kishin para për të blerë karburant. Më shumë se 40 fluturime u anuluan dje për shkak të mungesës së parave.

Kompania energjetike “ENI”, e cila furnizon “Alitalian” me karburant në aeroportet në shtëpi, qe urdhëruar të mbante pompat e hapura për “Alitalian” edhe se nuk po merrte para, por kompanitë e tjera, “Shell Exxon” dhe “Total”, të cilat duhej ta furnizonin në destinacionet e mbërritjes, njoftuan se pa para nuk ka karburant. Ky është rasti i dytë që një kompani fluturimesh mbetet në tokë për shkak të mungesës së karburanteve. Në vitin 2002, kompania zvicerane “Swis Air” mbeti pa karburant dhe pas kësaj iu nënshtrua falimentit.

Një grup industrialistësh italianë po përpiqet të blejë “Alitalian”, që gjendet në prag falimenti. Ata kanë vendosur kushtet për të shkurtuar 1 mijë vende pune mes pilotëve dhe 1600 vende të tjera mes asistentëve të fluturimit.

 në mënyrë të vazhdueshme, duke deklaruar si shkak rritjen e kostos së importit. Ndërkohë, ka të dhëna se mbi kompani të ndryshme u ushtrua presion për rritjen e çmimeve. Udhëzimi i ri për TVSH-në ka shumë gjasa që do ta zgjidhë përfundimisht problemin e konkurrencës në tregun e hidrokarbureve, pasi kompanitë grosiste do të detyrohen të paguajnë TVSH mbi një çmim të njëjësuar, pavarësisht se kostoja e mbajtjes së pikave të karburantit në pjesë të ndryshme të vendit është e ndryshme, e për pasojë, edhe çmimet dallojnë.

 


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipris prmes nj raporti te fundit bn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajn monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta q ofrojn kompanit celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online