SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Kompanite > Shitja e “ARMO”, kontrata kundërshtohet nga opozita

Shitja e “ARMO”, kontrata kundërshtohet nga opozita

Julian Llupo
19-09-2008

Ndryshimi i vlerës së investimit nga euro në dollarë dhe mungesa e transparencës bënë që pozita të abstenonte në votim “ARMO” shitet për 130 milionë euro dhe në kontratë parashikohet një investim 250 milionë dollarë Parlamenti ka miratuar gjatë ditës së djeshme kontratën e shitjes së kompanisë “ARMO”. Kompania “ARMO” u shit për 130 milionë euro dhe në kontratë parashikohet një investim prej 250 milionë dollarë. Ka qenë pikërisht shuma e investimit një nga pikat e kundërshtuara nga ana e opozitës në seancën e ditës së djeshme. Gjatë tenderit të shitjes së kompanisë “ARMO” nga Komisioni i Ofertave u bë i ditur një investim prej 240 milionë euro. Por kur kontrata erdhi në Parlament u pa se shuma e investimit ishte vetëm 240 milionë dollarë. Kjo shumë, në një kohë që dollari amerikan është në një kurs që lëviz në 1.4 deri në 1.5 euro gjatë periudhës së fundit. Petro Koçi ka hedhur dyshimet lidhur me shitjen e kompanisë tek “U.S. Refinery Associates of Texas”. “Çështja e parë që është ngritur sot gjatë shqyrtimit të kontratës në Kuvend, është se “ARMO” është shitur tek kompania amerikane, ndërkohë që kontrata është lidhur me një shoqëri anonime shqiptare, “AMBRA”, që është krijuar dy muaj pas tenderit”,- tha Koçi. Ndërsa nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Braçe ka bërë të ditur se, “kemi dashur që sektori të marrë një hop zhvillimi dhe në zonat në të cilat shtrihet kjo industri, të përfitojë maksimumin e mundshëm". Ministri Ruli pranoi se deklarimi verbal ka qenë në euro, por kjo sipas tij ka qenë një lapsus pasi në të gjithë dokumentacionin zyrtar, vlera rreth 240 milionë figuron me dollarë amerikanë. Deputetët e opozitës kanë akuzuar gjatë ditës së djeshme, se kontrata e shitjes së kompanisë “ARMO” është e njëjtë me atë të aferës korruptive të Gërdecit. Kontrata Sipas relacionit bashkangjitur projektligjit, 85% e aksioneve shtetërore të kompanisë së tregtimit dhe përpunimit të naftës “ARMO”, i janë shitur konsorciumit të përbërë nga tre shoqëri: "Anika Enterprises SA"& "Mercuria Energy Group Limited" & "Refinery Associates of Texas, INC". Në bazë të kontratës, tre shoqëritë anëtare të konsorciumit janë përgjegjëse solidare për pagesën e çmimit të blerjes, zbatimin e Biznes-Planit, si dhe për përmbushjen e të gjitha garancive të tjera të shitësit në kontratën e shitjes së aksioneve. Blerësi ka garantuar respektimin e Biznes-Planit të dorëzuar në tender dhe investimin e një shume prej 240 milionë dollarë gjatë 5 viteve. Zbatimi i Biznes-Planit, përveç parashikimeve të ndryshme kontraktuale, garantohet edhe nëpërmjet penaliteteve që palët kanë parashikuar në rast moszbatimi të tij. Kontrata i detyron blerësit e “ARMO”-s të mos shesin aksionet e saj pa miratimin e METE-s, për një periudhë 5-vjeçare.

Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipris prmes nj raporti te fundit bn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajn monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta q ofrojn kompanit celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online