Vlera e gjobave të derdhura në arkën e shtetit nga inspektoriati i kontrollit ushqimor për vitin 2007 rezulton mbi 3.5 milion lekë, njoftuan sot burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Sipas burimeve nga kjo ministri, inspektoriati i kontrollit ushqimor ka kryer në shkallë vendi 6470 kontrolle të niveleve të ndryshme në subjektet prodhuese e tregtuese me shumicë dhe ka bllokuar mbi 251 ton produkte ushqimore te skaduara, me nje vlerë të përgjithshme prej 28 milion lekë.
Gjatë kësaj periudhe, proçesi i kontrollit ka ndëshkuar me masë administrative 48 prodhues dhe importues te prodhimeve ushqimore në rrethet Lushnje, Tiranë, Fier, Vlorë, të cilët tregtonin mallra që nuk plotësonin standardet për konsum ose u kish kaluar afati i përdorimit.