Shqipëria pret te ketë një fluks investimesh te huaja direkte, vitin qe vjen, ne krahasim me traditën per shkak te nënshkrimit te kontratave me disa kompani te huaja, kryesisht ne sektorin e çimentos. Qeveria ka miratuar dje marrëveshjen me shoqërinë “Gener 2” per ndërtimin e fabrikës se çimentos ne Kraste-Kruje, investim me vlere 200 milionë euro. Po këtë vit, qeveria ka miratuar edhe tre kontrata te tjera me vlere mbi 200 milionë dollarë për ndërtimin e fabrikave te prodhimit te cimentos ne zonen e Fushe-Krujes. “Shqiperia, - tha Kryeministri, - do te shndërrohet ne një prodhues te rëndësishëm te çimentos ne Ballkan”. Kryeministri Berisha tha se nje tjeter investim i rendesishem ne kete fushe është edhe ndërtimi nga kompania italiane “Fassa” i nje tjeter fabrike te madhe per prodhimin e çimentos ne Lezhe, investim me vlere 250 milione euro.
Duke konsideruar se varg-kodrat nga Fushe-Kruja tek Ura e Mesit perbejne lenden e pare te cilësisë me te larte per prodhimin e cimentos, Kryeministri beri te ditur, se nje seri kompanish te medha kane vendosur projektet e tyre per ndertimin e fabrikave te standardeve me te larta. Duke vleresuar standardet e fabrikes se cimentos ne Fushe-Kruje, me nje teknologji moderne, e cila ka eliminuar plotesisht pluhurin dhe mjedis i sistemuar, Kryeministri tha se te ketij standardi do te jene edhe teknologjite e ardhshme qe do te instalohen.