SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Kompanite > Miratohen taksat e reja pėr biznesin e vogėl

Miratohen taksat e reja pėr biznesin e vogėl

Julian Llupo
22-11-2007

Tatimi prej 10% mbi fitimin e realizuar nga ana e biznesit të vogël, do të paguhet një herë në muaj. Për të justifikuar fitimin e realizuar, çdo biznes i vogël, prej janarit të vitit 2008 duhet të ketë një bilanc të mirëfilltë financiar, ku të paraqiten të ardhurat dhe shpenzimet e vitit fiskal. Ky bilanc do të pranohet nga ana e organeve fiskale vetëm nëse të gjitha blerjet e realizuara nga ana e biznesit të vogël, tek ai i madh dhe shitjet e biznesit të vogël, tek konsumatori përfundimtar, janë të dokumentuara me anë të faturave tatimor.

Biznesi i vogël do paguajë që prej 1 janarit të vitit 2008 një tatim mbi fitimin prej 10 për qind. Ky tatim do caktohet në bazë të fitimit që do deklarojë ky biznes, pasi tashmë biznesi i vogël do të detyrohet që të mbajë një kontabilitet të rregullt financiar për të ardhura dhe shpenzimet. Sipas ministrit të Financave, një masë e tillë bën që biznesi i vogël të mos ketë më asnjë arsye që të mbajë shpenzime të panjohura, siç janë çmimet e larta me të cilat mund të blihet malli nga biznesi i madh. Sipas Ministrisë së Financave, kjo është një pikë vakuumi ligjor që deri tani është përdorur për të shmangur pagesën e tatimeve. Kategoria e biznesit të vogël, përfshihet në intervalin e xhiros mbi 2 milionë lekë dhe nën 8 milionë lekë në vit.

Skema

Një skemë e tillë e përjashton biznesin e vogël nga pagimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, në formën e saj klasike. Por futja e Tatimit mbi Fitimin në masën 10% për biznesin e vogël, do t'i detyrojë këto njësi që të blejnë dhe të shesin me fatura, pasi tashmë ato do të detyrohen që të kenë një bilanc financiar, ku të evidentohen shpenzimet dhe të ardhurat. Nga ana e Ministrisë së Financave, futja e biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe hartimi i ligjit të ri për procedurat tatimore, janë edhe reformat e fundit thelbësore në fushën e tatimeve. Skema e re e Ministrisë së Financave e llogarit 10% tatimin mbi fitimin para taksimit, si një taksë mbi të ardhurat personale që do të paguhen nga sipërmarrësi. Kjo e ardhur e realizuar nga ana e sipërmarrësit do të paguhet çdo muaj, dhe vlera në përqindje është e njëjtë me taksën e të ardhurave personale, duke arritur në këtë mënyrë edhe premtimin e qeverisë për një taksë të sheshtë. Një skemë e tillë do të sjellë rritjen e tatimeve për biznesin e vogël, pasi në këtë rast edhe deklarimi i faturave do të jetë më i saktë.

Faturat kthehen në detyrim ligjor

Tatimi prej 10% mbi fitimin e realizuar nga ana e biznesit të vogël, do të paguhet një herë në muaj. Për të justifikuar fitimin e realizuar, çdo biznes i vogël, prej janarit të vitit 2008 duhet të ketë një bilanc të mirëfilltë financiar, ku të paraqiten të ardhurat dhe shpenzimet e vitit fiskal. Ky bilanc do të pranohet nga ana e organeve fiskale, vetëm nëse të gjitha blerjet e realizuara nga ana e biznesit të vogël, tek ai i madh dhe shitjet e biznesit të vogël, tek konsumatori përfundimtar, janë të dokumentuara me anë të faturave tatimore. Ky projekt, gjithmonë nëse ai nuk mbetet vetëm në letër, nënkupton që prej janarit të vitit 2008 të gjithë klientët që blejnë në dyqane mallra duhet të pajisen me fatura blerje, një kopje e së cilës i mbet shitësit. Të njëjtën procedurë, për çdo mall të blerë, biznesi i vogël duhet të realizojë edhe me biznesin e madh, duke pasur çdo veprim financiar të dokumentuar në bilancin financiar. Në këtë mënyrë, duke u bërë pjesë e zinxhirit të vazhdueshëm të shitjeve në ekonomi me fatura, biznesi i vogël do të mbartë edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në mallrat që ai tregton, duke e shkarkuar këtë të fundit tek konsumatori përfundimtar.


 


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online