Vërtetë nuk ka thuajse asgjë që s'mund ta gjesh në portalin e ankandeve në internet Ebay. Atje mund të blesh makinën e tipit Golf, që ngiste Papa Benedikt, apo dritaren prej nga u qëllua Kenedi.
Në platformën gjermane të Ebay-it çdo sekondë ndërron pronarin një artikull veshmbathjeje, çdo 14 sekonda një telefon celular dhe çdo minutë një makinë. Ebay drejtohet që prej vitit 1998 nga Meg Uitman (Meg Whitman). Në Berlin ajo u nderua të premten me çmimin për partneritetin transatlantik të dhomës amerikane të tregtisë.
Kush është Meg Uitman?
Ajo është një bjonde shtatlartë dhe nuk të tërheq vëmendjen me vështrimin e parë. Ajo çfarë të bie në sy tek Meg Uitman është buzëqeshja që të bën për vete dhe entuziasmi i dukshëm për çfarëdo që bën. Prej nëntë vjetësh 54 vjeçarja është në krye të portalit të ankandeve në internet Ebay dhe e ka bërë sipërmarrjen e themeluar në vitin 1995 një treg të suksesshëm online në të gjithë botën. Dhoma amerikane e tregtisë në Gjermani e nderoi atë në rradhë të parë për meritat në partneritetin transatlantik siç u theksua nga presidenti i saj Fred Irvin: "Meg Uitman nderohet me çmimin për partneritetin transatlantik të dhomës amerikane të tregtisë për angazhimin e saj në Gjermani dhe vendosmërinë me të cilën ka shkruar një histori të madhe suksesi në internet. Ajo i ka dhënë një tjetër definicion tregtisë dhe e ka revolucionarizuar atë."
Ebay përbëhet nga 38 platforma interneti në 150 vende
Gjermania me 24 milionë anëtarë të rregjistruar ka tregun më të madh online jashtë SHBA. Për këtë arsye Gjermania ka prioritet në punën e Uitmanit. "Ne kemi më shumë se 1100 të punësuar në Dreilinden pranë Berlinit ku ndodhet filiali ynë në Gjermani. Jemi shumë të kënaqur me ekipi tonë gjerman, mund të them se është nga më të sukseshmit që kemi në të gjithë botën. Talenti dhe suksesi i tyre nuk ndikon vetëm në biznesin tonë në Gjermani por edhe në mënyrë se si menaxhojmë ne kompaninë në të gjithë botën."
Ka ende shumë për të bërë
Kjo është kredoja e Meg Uitamini e cila përpara se të fillonte punën në Ebay ka punuar ndër të tjera për Uall Diznein dhe Procter & Gambel. Këtë vit asaj iu desh të pranonte për herë të parë një dështim kur shërbimi i telefonisë në internet Skype të cilën Ebay e kishte blerë dy vjet më parë për rreth 2,6 miliardë dollarë shënoi një humbje të madhe.
Uitman megjithatë nuk dëshëron të shkëputet nga Skype
Pasi edhe Ebay ka filluar me rezultate modeste: "Nëse i hreferohemi shifrave në përqindje rritja dhjetë vjetët e ardhshëm do të jetë më e ngadaltë se në dhjetë vjetët e parë. Nuk duhet të harroni se gjatë kësaj e kemi rritur xhiron nga 4,7 në 7,6 milionë dollarë. Por tani presim që të zgjerojmë biznesin në nivel botëror. Në tregjet egzituese synojmë një rritje më të shpejtë se mesatarja e rritjes së biznesit në internet."
Për të shtuar tërheqjen ndaj ankadeve me të cilat Ebay bën fitime të majme përmes komisioneve dhe taksave Uitman synon të ndërmarrë një sërë masash përmirësuese.
Shtëpia e ankandit në internet do të kthehet në komunitet
Një bashkësi sociale në të cilën anëtarët të këmbejnë me njëri-tjetrin. Interneti si vend takimi virtual - Meg Uitman duket se i ka kuptuar tendencat e kohës.