SIGURIMET    PENSIONET
    KARRIERA    MANAXHIMI
  HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA | OPINIONE         Biznesi Home
  Multimedia  Lidhja RSS/XML    Biznesi faqe e pare
Home > Kompanite > Shpallet tenderi ndėrkombėtar pėr kartat e identitetit ($)

Shpallet tenderi ndėrkombėtar pėr kartat e identitetit ($)

12-11-2007

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, se " tenderi ndërkombëtar i shpallur sot për kartat e identitetit bën të mundur që Shqipëria të ketë kartat më moderne të identitetit".
     Në fillim të mbledhjes, Kryeministri Berisha vuri në dukje se "sot u ndërmor hapi i dytë jashtëzakonisht i rëndësishëm në reformën e gjendjes civile dhe identitetit të qytetarëve shqiptarë".
      "Është publikuar në Financial Times, por edhe në mediat e tjera ndërkombëtare dhe të vendit, dosja e plotë e tenderit për kartat e identitetit. Në datën 5 Nëntor filloi procesi i regjistrit elektronik, sipas një projekti të hartuar me ekspertët më të mirë të OSBE-së", u shpreh Kryeministri.
     Në këtë drejtim, ai konstatoi se "përgatitja e dokumentacionit të dosjes për tenderin e kartave të identitetit nuk ka qenë një proces i thjeshtë, por ka qenë një proces i cili kërkoi që qeveria të angazhojë një konsulencë të gjerë ndërkombëtare".
      Kryeministri Berisha informoi se "tashmë pranë grupit të punës, që drejtohet nga zv/kryeministri dhe Ministria e Brendshme, fillon punën një nga ekspertët më të shkëlqyer në Europë që ka asistuar mbi 20 qeveri në dokumenta të kësaj natyre, dhe kjo në vetvete përbën një garanci për suksesin e këtij procesi të shumëpritur për 8 vite me radhë nga shqiptarët".
      "Është shumë normale ta kërkosh këtë projekt nga qeveria në dy vitet e para të saj, por është shumë e ndershme që më parë opozita e sotme t'i shtrojë pyetjen vetes, se përse në 8 vitet e qeverisjes së saj nuk ka bërë as veprimin më të vogël në këtë drejtim", u shpreh Kryeministri Berisha.
     Duke informuar më tej për këtë projekt, Kryeministri deklaroi se "ky është një proces i hapur, ndërkohë që në çipin e kartës do të sintetizohen një numër i madh të dhënash për qytetarët".
      Sipas Kryeministrit, "fakti që fillimi i punës për regjistrin elekronik filloi në datën 5 nëntor, bën të mundur që brenda muajit shkurt në Tiranë apo në rrethinat e saj në këtë regjistër të jenë të vendosur 700 mijë qytetarë, gjë që i krijon mundësi të plotë kompanisë fituese, që të gjithë punën ta bazojë në regjistrin elektronik të gjendjes civile".
     "Ky është një nga kushtet më të rëndësishme për suksesin dhe saktësinë e këtij procesi, ndaj regjistri elektronik mbyllet nga muaji korrik, por prodhimi dhe pajisja me karta do të vazhdojë edhe më tutje mbi bazën e regjistrit elektronik të gjendjes civile, dhe kjo është forma më e sigurt dhe më e mirë e procedimit", deklaroi Kryeministri./gj.k/s.s./


Lajme te ngjashme
 
    
 
Prona
Shitje/blerje e pasurive te paluajteshme
Udhetime
Prenotime te udhetimeve tuaja online
Shes/blej biz
Provo te blesh nje biznes
Auto
Shes blej auto te re ose te perdorur
Punesime
Kerko, ofro pune online
Guida
Direktoria e bizneseve shqiptare
TREGJET
 
BLOG
FINANCAT SISTEMI BANKAR
MARKETING TURIZMI
LEGJISLACIONI ENERGJITIKA
BURIMET NJEREZORE SIGURIMET
MULTIMEDIA
Sektori i ndėrtimit bie gjate 3-mujorit te pare te vitit 2007
Banka e Shqipėrisė pėrmes njė raporti te fundit bėn te ditur se..
Ceka: Aferat politike po mbajnė monopol tregun e telekomunikacioneve
Tarifat e larta qė ofrojnė kompanitė celulare, mbeten peng i..
SHEKULLI LAJME
 
 HOMEKOMPANITE | LEGJISLACIONI | KOMENTE | TEKNOLOGJI | JETA E BIZNESIT | PRONAT | BOTA DHE RAJONI |  FINANCAT | BANKAT |  ENERGJITIKA    Multimedia  Lidhja RSS/XML 
- Duhet abonim per te lexuar kete lajm

  © 2003-2007 Biznesi Online