Fitimet neto të grupit Cosmote për 9 muajt e parë u rritën me 1% deri në 275.9 milionë euro, një rritje kjo më e vogël se parashikimet. Sipas deklaratave nga kompania, shitjet janë rritur por humbjet kanë ardhur nga këmbimet valutore në forex.
Një analizë e bërë disa muaj më parë parashikoi rritje të fitimeve me 9% deri në 299 milionë euro.
Kosmote ka shpjeguar se fitimet kanë rënë pasi zhvlerësimi i monedhës rumune ka bërë që të humbin 19 milionë euro nga këmbimi valutor, rritja e kostos dhe investimet e mëdha në Rumani.
EBITDA për 9-mujorin u rrit me 15.9% deri në 745.4 mln euro, aq sa ishte dhe parashikimi prej 747 milionë eurosh.
Nine month EBITDA climbed 15.9 pct to 745.4 mln eur, in line ëith forecasts of 747 mln euro.
Kompania njoftoi se rritja e EBITDA është rezultat i rritjes së qëndrueshme dhe marzhit të lartë të fitimit në Shqipëri dhe Bullgari, të cilat këtë vit kanë arritur rekorde.
Shitjet për nëntë muajt e parë u rritën me 38.1% deri në 2.251 miliardë euro, rritje mbi parashikimet prej 2.228 miliardë euro.
Shpenzimet kapitale të grupit arritën 340 milioën euro në 9 muajt e parë, ku 132 milionë nga të cilat u investuar në Rumani.